Gjithnjë e më pak njerëz jetojnë në sistem demokratik, thirrje të rinjve për aktivizim politik dhe shoqëror

Shkup, 15 shtator – Demokracia nuk është diçka që jepet, por proces i vazhdueshëm, ndërsa e ardhmja e saj, nëse ajo do të përparojë do të varet nga gjeneratat e ardhshme.… The post Gjithnjë e më pak njerëz jetojnë në sistem demokratik, thirrje të rinjve për aktivizim politik dhe shoqëror first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.

shtator 15, 2025 - 15:00
 0
Gjithnjë e më pak njerëz jetojnë në sistem demokratik, thirrje të rinjve për aktivizim politik dhe shoqëror

Shkup, 15 shtator – Demokracia nuk është diçka që jepet, por proces i vazhdueshëm, ndërsa e ardhmja e saj, nëse ajo do të përparojë do të varet nga gjeneratat e ardhshme. Institucionet dhe partitë politike duhet të hapin më shumë hapësirë për pjesëmarrje të të rinjve, ndërsa të rinjtë duhet ta shfrytëzojnë atë mundësi për aktivizim politik.  

Kjo u tha me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë – 15 Shtatori, në Kuvend, ku para nxënësve të shkollave të mesme nga më shumë qytete të vendit ishin prezantuar përfitimet, mundësitë dhe sfidat për demokracinë, si sistem i cili ka të bëjë me zgjedhjen e tyre të përditshme dhe mundësi të cilat duhet t’i shfrytëzojnë për ndryshime. 

null

Në Seminarin e sotëm edukativ “Demokracia dhe Kuvendi” për nxënësit ishte treguar se të gjithë duhet të punojnë bashkë që ta mbrojnë demokracinë si kornizë më e mirë për liri dhe gjithnjë e më pak njerëz jetojnë në sistem demokratik. Parlamenti, ishte theksuar, ka rol të rëndësishëm sepse është thelbi i demokracisë dhe vendi ku duhet të mbizotërojnë dialogu dhe kompromiset. 

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në hapjen e ngjarjes tha se duan t’i motivojnë të rinjtë për aktivizim politik dhe shoqëror, për pjesëmarrje më të madhe në proceset demokratike, për çka, theksoi, vendi më i mirë është Kuvendi. 

”Qytetarët na japin neve deputetëve zë, ndërsa ne përmes debateve dhe procedurave parlamentare, sjellim ligje dhe vendime të rëndësishme për të ardhmen e shtetit. Do të doja që secili prej jush të jetë i motivuar që nga sot për ta parë veten në karriget parlamentare, nëse jo në karrigen e kryetarit. Secili prej jush ka kapacitet. Thelbi i demokracisë është ajo që bëjmë për të tjerët, që është thelbi i jetës, këtu fillon njerëzorja dhe humanja. Paralelisht me ndërtimin e vetes intelektualisht, etikisht dhe profesionalisht, dua që ju të ndërtoni një komponent tjetër – aktivizmin politik dhe shoqëror – atë që do të bëni për të tjerët, për familjen, miqtë, lagjen tuaj”, deklaroi Gashi.

null

Mihal Harari, zëvendësambasadore e Konfederatës Zvicerane në shtet theksoi se “e ardhmja e demokracisë nuk është diçka që është dhënë dhe se ajo do të varet nga gjeneratat e reja”.  

“Zëri juaj, pjesëmarrja juaj dhe guximi juaj do të përcaktojnë nëse demokracia në vend do të përparojë ose bie. Institucionet dhe partitë politike duhet të hapin më shumë hapësirë të marrin pjesë të rinjtë, por të rinjtë njëkohësisht duhet ta shfrytëzojnë atë mundësi dhe të angazhohen”, tha zëvendësambasadorja Herari. 

Ajo tha se ekzistojnë demokraci të ndryshme dhe se madje edhe ato që tani duket se janë të qëndrueshme, përballen me shumë sfida, si dhe se jetojmë në kohë të lajmeve të rreme, polarizim, mendim afatshkurtër dhe politikë dhe dialog shumë i dobët në shumë shoqëri. Theksoi se është shumë e rëndësishme të mendohet dhe diskutohet për demokracinë duke theksuar se nëse para një dekade gjysma e popullsisë në botë jetonte në sistem demokratik, sot kjo është ulur në një të tretën. 

null

“Gjithnjë e më pak njerëz jetojnë në sistem demokratik. Kjo rënie nuk është vetëm një kërcënim për institucionet, por edhe për të ardhmen e të rinjve, të drejtën e tyre për të folur lirisht, për të studiuar, për të punuar dhe për të jetuar të sigurt. Sipas shumë raporteve nga organizatat ndërkombëtare, liria globale ka rënë ndjeshëm për 19 vjet dhe po bie çdo vit. Në vitet kur mbahen zgjedhje në të gjithë botën, është shumë e rëndësishme të mendojmë përsëri për demokracinë. Shumë procese zgjedhore shënohen nga dhuna dhe përpjekjet për të kufizuar zgjedhjen e votuesve. Por demokracia nuk është një produkt i përfunduar, por një proces dhe praktikë e vazhdueshme”, deklaroi zëvendësambasadorja

Para nxënësve të shkollave të mesme foli edhe nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski i cili foli për përfitimin nga jetesa në kontinentin evropian ku tha sot demokracia ka zhvillim dhe standarde më të mira. 

null

“Demokracia nuk është sistem ideal, ka anomalitë e saja, mund të keqpërdoret, por megjithatë ajo është sistemi më i mirë i menaxhimit, kontrollit, zgjedhjes, dhënies dhe marrjes së besimit të të zgjedhurve, etj. Ai sistem duhet të ruhet dhe të përmirësohet”, tha Milloshoski. 

Nënkryetari i Kuvendit nxënësve të shkollave të mesme ua prezantoi sistemet e menaxhimit në shtet, por edhe në Konfederatën Zvicerane, Arabi Saudite, Kore të Veriut. 

“Maqedonia ndjek shembullin e demokracisë kontinentale evropiane, diçka e ngjashme me Gjermaninë ku ka vetëqeverisje lokale të zgjedhur në mënyrë demokratike, me kryetarë komune, këshilltarë, pushtet ekzekutiv, qeveri që ka kompetencat më të mëdha, Kuvend që e kontrollon atë dhe president të shtetit të zgjedhur drejtpërdrejt në mënyrë demokratike, i cili ka mundësi të revokohet”, shtoi Milloshoski.

null

Aktivitetet me të rinjtë në shtëpinë ligjvënëse përfshijnë prezantim nga shërbimet e kuvendit në temën “Edukimi politik, demokracia dhe shoqëria aktive”, ndërsa do të mbahen edhe  Gara kreative “Çfarë demokracie dua nesër? Xhirimi i videove të shkurtra në tik-tok për temën e dhënë, si dhe kuiz: “Çka di për demokracinë dhe Kuvendin”.

The post Gjithnjë e më pak njerëz jetojnë në sistem demokratik, thirrje të rinjve për aktivizim politik dhe shoqëror first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.