Shtip, një student turk mbeti i vrarë | FOTO

Një incident i rëndë me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e së enjtes në sheshin qendror “Sloboda” të qytetit të Shtipit në Maqedoninë e Veriut, ku një student turk mbeti i The post Shtip, një student turk mbeti i vrarë | FOTO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 9, 2025 - 08:00
 0  6
Shtip, një student turk mbeti i vrarë | FOTO

Një incident i rëndë me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e së enjtes në sheshin qendror “Sloboda” të qytetit të Shtipit në Maqedoninë e Veriut, ku një student turk mbeti i vrarë pas një përplasjeje verbale që përshkallëzoi në përdorim të armës, njofton Flaka duke u thirrur në informacionet nga mediat lokale. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30 në një lokal të frekuentuar të qytetit.

Sipas informatave të agjencisë MIA dhe televizionit lokal TV Star, në drejtim të viktimës janë shkrepur tetë plumba, ndërsa sipas burimeve jozyrtare, viktima ishte i armatosur me një thikë. I plagosuri u dërgua menjëherë në Spitalin Klinik të Shtipit, ku më vonë ndërroi jetë nga plagët e marra.

Të dhënat paraprake tregojnë se si viktima, ashtu edhe autori i dyshuar i të shtënave janë shtetas të Turqisë dhe studentë në Shtip. I dyshuari është identifikuar si Bedri Polat, i cili ndodhet në arrati. Policia ka ndjekur makinën e tij deri në afërsi të Mlladinovcit, ku ai theu barrikadën e pagesës në autostradë, pavarësisht të shtënave paralajmëruese nga ana e policisë.

Mjeti i braktisur u gjet disa kilometra më tej në autostradë, ndërsa kërkimet për kapjen e të dyshuarit janë ende në vijim.

Policia e Shtipit ka konfirmuar se është duke ndërmarrë masa për identifikimin dhe kapjen e autorit të mundshëm, si dhe për zbardhjen e plotë të rastit. Flaka Media

The post Shtip, një student turk mbeti i vrarë | FOTO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .