Gjurmë të trupit njerëzor u gjetën në fshatin Sopot, do të bëhet obduksion dhe analizë e ADN-së
Në Departamentin për Punë të Brendshme në Kavadar u raportua se në territorin e fshatit Sopot, në komunën e Kavadarit, janë gjetur mbetje të një trupi njerëzor, njoftoi pasditen e sotme Sektori për Punë të Brendshme në Veles, përcjell TV21. Sipas informacioneve, rasti është raportuar dje në orën 16:40. Nga policia bëjnë të ditur se […]
Në Departamentin për Punë të Brendshme në Kavadar u raportua se në territorin e fshatit Sopot, në komunën e Kavadarit, janë gjetur mbetje të një trupi njerëzor, njoftoi pasditen e sotme Sektori për Punë të Brendshme në Veles, përcjell TV21. Sipas informacioneve, rasti është raportuar dje në orën 16:40. Nga policia bëjnë të ditur se në vendngjarje ka dalë prokurori publik, së bashku me ekipin hetimor të DPB-Kavadar. Me urdhër të prokurorit, mbetjet e gjetura janë dërguar për autopsi dhe analizë të ADN-së.