Si u lexua gabim mesazhi i Bujar Osmanit – Ai nuk tha se tërhiqet nga politika
Pas publikimit të statusit të gjatë reflektues të Bujar Osmanit në rrjetet sociale, një pjesë e mediave dhe opinionit publik e interpretuan si “tërheqje nga politika”. Por një lexim i The post Si u lexua gabim mesazhi i Bujar Osmanit – Ai nuk tha se tërhiqet nga politika appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Pas publikimit të statusit të gjatë reflektues të Bujar Osmanit në rrjetet sociale, një pjesë e mediave dhe opinionit publik e interpretuan si “tërheqje nga politika”. Por një lexim i plotë dhe i kujdesshëm i mesazhit tregon të kundërtën: Osmani nuk u tërhoq – ai komunikoi një rikalibrim, një kthim te qetësia dhe përvoja pas një periudhe të ngarkuar politike.
Në postimin e tij, Osmani niset nga humbja në Çair për të nxjerrë mësime personale dhe politike. Ai shkruan:
“Ekziston një heshtje që vjen pas humbjes, një heshtje që asnjë fitore nuk mund të të mësojë.”
Por më poshtë, mes reflektimit dhe analizës së përvojave të veta, ai bën të qartë se nuk po e lë politikën, por po e rishikon qëndrimin ndaj saj:
“U ktheva në kirurgji jo për t’i ikur politikës, por për t’u rikthyer ekuilibrit.”
Kjo fjali është thelbësore për të kuptuar drejt kuptimin e tekstit. Ai përshkruan një periudhë reflektimi, jo një kapitull të mbyllur.
Në fund të mesazhit, Osmani e mbyll çdo dilemë me një deklaratë të drejtpërdrejtë:
“Unë nuk jam tërhequr; jam rikalibruar.
Jam këtu, me më shumë përvojë, më shumë qetësi dhe më shumë bindje se rruga e vërtetë nuk është ajo që të ngre përkohësisht, por ajo që të mban i drejtë përgjithmonë.”
Pra, ndryshe nga interpretimet e nxituara, mesazhi i Bujar Osmanit nuk ishte një dorëheqje, por një pozicionim i ri politik dhe njerëzor – më i matur, më reflektues, më i qëndrueshëm. Ai nuk flet për një fund, por për një rikthim të brendshëm dhe një fazë të re që ndërton mbi përvojë, jo mbi poste. Gazeta Flaka
The post Si u lexua gabim mesazhi i Bujar Osmanit – Ai nuk tha se tërhiqet nga politika appeared first on Flaka, në çdo lajm... .