Gjykata dënoi një person nga Shkupi për përhapjen e urrejtjes ndaj një grupi të margjinalizuar

Duke vepruar sipas një propozimi për ngritje aktakuze të paraqitur nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, Gjykata Themelore Penale Shkup lëshoi  vendim me të cilin dënoi një person për veprën penale të përhapjes së materialit racist dhe ksenofobik përmes një sistemi kompjuterik sipas nenit 394-d, paragrafi 1 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. Vendimi u shpall në […]

maj 8, 2025 - 13:00
 0  4
Gjykata dënoi një person nga Shkupi për përhapjen e urrejtjes ndaj një grupi të margjinalizuar
Gjykata Themelore Penale e Shkupit. Foto: Suad Bajrami

Duke vepruar sipas një propozimi për ngritje aktakuze të paraqitur nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, Gjykata Themelore Penale Shkup lëshoi  vendim me të cilin dënoi një person për veprën penale të përhapjes së materialit racist dhe ksenofobik përmes një sistemi kompjuterik sipas nenit 394-d, paragrafi 1 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

Vendimi u shpall në një seancë të vetme dëgjimore bazuar në pranimin e fajësisë nga i pandehuri, i cili pranoi se e kreu krimin për të cilin akuzohej në kohën, vendin dhe në mënyrën e përshkruar në aktakuzë.

Bazuar në këtë, Gjykata e vërtetoi si të padiskutueshme situatën faktike se personi tani i dënuar, më 26 shkurt 2022, shpërndau në publik përmes një sistemi kompjuterik përfaqësime të ideve që nxisin urrejtje kundër një grupi të margjinalizuar.

“Nga profili i tij në rrjetet sociale, 30-vjeçari nga Shkupi komentoi postimet dge bëri thirrje për dhunë dhe nxiti urrejtje kundër anëtarëve të një grupi të margjinalizuar”, thonë nga Prokuroria.

Gjykata e shpalli fajtor për krimin dhe e dënoi me 1 vit burg, dënim të cilin nuk do ta vuajë nëse nuk kryen krim të ri brenda një viti nga momenti kur vendimi të marrë formë të prerë. Vendimi XVII K-913/24 i Gjykatës Themelore Penale të Shkupit është përfundimtar dhe i ekzekutueshëm.

Prokuroria Themelore Publike në Shkup, duke marrë parasysh standardet evropiane për mbrojtje nga urrejtja dhe diskriminimi, po monitoron në mënyrë aktive procedurat në këto raste, për të cilat është emëruar një prokuror publik special.