Gjykata e Apelit ndryshoi dënimin për Vasil Jovanovin
Gjykata e Apelit ndryshoi dënimin për Vasil Jovanovin për prodhim dhe shitje të marihuanës dhe kokainës, nga masa edukative siç kishte vendosur më parë nga Gjykata Penale, në dënim me The post Gjykata e Apelit ndryshoi dënimin për Vasil Jovanovin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
![Gjykata e Apelit ndryshoi dënimin për Vasil Jovanovin](https://flaka.com.mk/wp-content/uploads/2024/10/gjykata-speciale-detyra-e-par-euml-p-euml-r-institucionet-e-reja-hd-1470931856-8016799-630x360-587x335-1.jpg)
Gjykata e Apelit ndryshoi dënimin për Vasil Jovanovin për prodhim dhe shitje të marihuanës dhe kokainës, nga masa edukative siç kishte vendosur më parë nga Gjykata Penale, në dënim me burg prej 3 vjet e 10 muaj.
Ky rast nxiti reagime të ashpra në opinion, pasi Jovanovi përplasi për vdekje 22-vjeçaren Frosina Kulakova. Gjykatësja Daniella Aleksovska Stojanovska më parë në aktgjykimin e saj kishte shkruar se Jovanovit, si një i rritur i ri, i jepet mundësia që ta korrigjojë gabimin e bërë pa pasoja më të rënda për të. Ky vendim i Stojanovskës po shqyrtohet nga një Komision i posaçëm të cilin e formoi Këshilli Gjyqësor. Vasil Jovanov ndërkaq është në paraburgim për shkak të aksidentit rrugor ku mbeti e vdekur Kulakova. Prokurori publik republikan Ljupço Kocevski më herët deklaroi se Jovanovi do të qëndrojë në paraburgim deri në fund, pasi bëhet fjalë për vepër penale të kryer me paramendim. /Alsat.mk
The post Gjykata e Apelit ndryshoi dënimin për Vasil Jovanovin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .