Gjykata e Apelit Shkup ia zvogëloi dënimin Boki 13 për rastin “Reket” nga nëntë në pesë vjet burg

Gjykata e Apelit në Shkup ia zvogëloi dënimin Boki 13 për rastin “Reket” nga nëntë në pesë vjet burg, konfirmoi Gjykata për Telmën. Vendimi u mor javën e kaluar më 27 shkurt, transmeton Portalb.mk. Mbrojtja kërkoi ndryshimin e aktgjykimit të formës së prerë pa përsëritjen e procedurës penale (sipas nenit 447 të Kodit Penal) për […]

Mars 3, 2025 - 19:00
 0  4
Gjykata e Apelit Shkup ia zvogëloi dënimin Boki 13 për rastin “Reket” nga nëntë në pesë vjet burg
Rasti "Reket", Bojan Jovanovski (Boki 13)

Gjykata e Apelit në Shkup ia zvogëloi dënimin Boki 13 për rastin “Reket” nga nëntë në pesë vjet burg, konfirmoi Gjykata për Telmën. Vendimi u mor javën e kaluar më 27 shkurt, transmeton Portalb.mk.

Mbrojtja kërkoi ndryshimin e aktgjykimit të formës së prerë pa përsëritjen e procedurës penale (sipas nenit 447 të Kodit Penal) për shkak të ndryshimit të rrethanave që do të ndikonin dukshëm në llojin dhe masën e dënimit, tha për Telma avokati i tij Vladimir Tufegxhiq. Kësaj kërkese të Bokit13, Gjykata Penale i është përgjigjur negativisht, më pas është ankuar në Apel, e cila ia ka ulur dënimin në 5 vite burg.

Rrethanat e ndryshuara janë mjekësore, është bashkangjitur heqja e një organi vital të stomakut dhe dëshmitë, përkatësisht dokumentacioni mjekësor për pamundësinë e Jovanosvkit për t’u trajtuar dhe marrë trajtim shëndetësor në kushtet e burgut, thotë Tufegxhic.

Jovanovski aktualisht është i lirë, pasi i është ndërprerë dënimi për arsye shëndetësore. Sipas të dhënave nga mbrojtja, ai deri më tani ka vuajtur mbi 4 vite dënim.

Boki 13 akuzohet edhe në rastin e Lidhja Ndërkombëtare. Vendimi i parë, me të cilin ai mori 9 vite burg, u anulua me ankesë vitin e kaluar dhe tani ka rigjykim në Gjykatën Penale.