Më 11 mars do të mbahet seanca për interpelancat e 5 anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të RMV-së
Më 11 mars pritet të mbahet seanca parlamentare ku në rend dite do të jenë interpelancat për pesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor, transmeton Portalb.mk. Për këtë, ndër të tjera, është diskutuar në takimin e sotëm të rregullt të kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi me koordinatorët e grupeve parlamentare. Seanca ende nuk është caktuar në ueb-faqen […]


Më 11 mars pritet të mbahet seanca parlamentare ku në rend dite do të jenë interpelancat për pesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor, transmeton Portalb.mk.
Për këtë, ndër të tjera, është diskutuar në takimin e sotëm të rregullt të kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi me koordinatorët e grupeve parlamentare. Seanca ende nuk është caktuar në ueb-faqen e Kuvendit.
Interpelancat u dorëzuan nga shumica qeverisëse me nënshkrimet e 67 deputetëve. Ato u referohen anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të zgjedhur nga Kuvendi, përkatësisht Selim Ademi, Pavlina Cërvenkovski, Vesna Dameva, Milazim Mustafa dhe Tanja Çaçarova-Ilievska.
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi tha në një konferencë të premten se pesë anëtarët e Këshillit kanë dorëzuar përgjigjet e tyre për pretendimet në interpelancë.
Interpelancat e votuara nuk do të nënkuptojnë zëvendësimin e anëtarëve të Këshillit, por do të jenë një shenjë e fortë se ata do të japin dorëheqjen.
Shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publik, VMRO-DPMNE në pushtet, e ka paralajmëruar që para zgjedhjeve, ndërsa me retorikë identike ka vazhduar edhe pas formimit të Qeverisë.