Gjykata e Apelit vendos për rastin “Besa Trans”, lënda kthehet në gjykim të sërishëm

Gjykata e Apelit e ka hequr aktgjykimin e shkallës së parë për rastin “Besa Trans” dhe lënda është kthyer në gjykim të sërishëm. Nga Gjykata e Apelit për MIA-n konfirmojnë The post Gjykata e Apelit vendos për rastin “Besa Trans”, lënda kthehet në gjykim të sërishëm appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 12, 2024 - 19:00
 0  4
Gjykata e Apelit vendos për rastin “Besa Trans”, lënda kthehet në gjykim të sërishëm

Gjykata e Apelit e ka hequr aktgjykimin e shkallës së parë për rastin “Besa Trans” dhe lënda është kthyer në gjykim të sërishëm.

Nga Gjykata e Apelit për MIA-n konfirmojnë se ka vendim për lëndën dhe se tashmë është kthyer në gjykatën e shkallës së parë.

“Vendimi është hequr, ankesat e të akuzuarit si person fizik dhe juridik janë pranuar. Pas ankesave dhe sipas detyrës zyrtare, aktgjykimi është hequr dhe lënda është kthyer në gjykim të sërishëm”, informojnë nga Gjykata e Apelit.

Prej aty potencojnë se vendimi tashmë është bërë anonim dhe do të shpallet publikisht në ueb faqen e Gjykatës.

Për rastin, i cili ka të bëjë me veprën e vazhduar penale “falsifikim i dokumentit”, Gjykata penale Shkup në mars të këtij viti, ka shqiptuar një vit e tetë muaj dënim me burg për pronarin e “Besa Trans”-it, Bekim Haxhiu dhe dënim me para prej 800.000 denarëve, si dhe ndalesë katërvjeçare për kryerjen e transportit ndërkombëtar për personin juridik.

The post Gjykata e Apelit vendos për rastin “Besa Trans”, lënda kthehet në gjykim të sërishëm appeared first on Flaka, në çdo lajm... .