U votua Ligji për Realizimin e Buxhetit për vitin 2025
Kuvendi sot me 61 vota “për” e votoi Ligjin për Realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2025, me procedurë të shkurtër, pas miratimit të Buxhetit në mbledhjen The post U votua Ligji për Realizimin e Buxhetit për vitin 2025 appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Kuvendi sot me 61 vota “për” e votoi Ligjin për Realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2025, me procedurë të shkurtër, pas miratimit të Buxhetit në mbledhjen më 10 dhjetor.
Me Ligjin përcaktohen mënyrat dhe kushtet për realizimin e Buxhetit për vitin vijues fiskal.
Edhe me këtë ligj vendoset detyrim për realizim të 15 për qind të shpenzimeve kapitale në tremujorin e parë, prej 40 për qind në tremujorin e dytë, 65 për qind në tremujorin e tretë dhe 70 për qind në tremujorin e katërt, me përjashtim të Programit – Integrimi në BE dhe nënprogramet Integrimi në NATO dhe Projekte infrastrukturore në komuna.
Me Buxhetin për vitin 2025 të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 358,8, ndërsa shpenzimet në nivel prej 400,2 miliardë denarë. Deficiti i buxhetit është projektuar në vlerë absolute prej 41.350 milionë denarë, gjegjësisht në 4 për qind të PBB-së, ndërsa rritja e planifikuar e ekonomisë është 3,7 për qind. Inflacioni pritet të ulet në 2,2 për qind.
Për investime kapitale janë planifikuar 50,5 miliardë denarë, si dhe 349,6 miliardë denarë për shpenzime vijuese, si pagesë e pagave, e pensioneve, të drejtave sociale, subvencione në bujqësi, mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të kategorive të ndjeshme të qytetarëve dhe për ekonominë…
Shpenzimet për paga janë në nivel prej 48,1 miliardë dhe shënojnë rritje prej 8 për qind, ndërsa për mallra dhe shërbime 26,2 miliardë denarë me ulje prej 0,5 për qind në strukturën e shpenzimeve të përgjithshme. Për pagesën e pensioneve janë planifikuar 105,5 miliardë denarë me të cilat sigurohen mjete për rritjen e paralajmëruar të pensioneve për 2.500 denarë nga marsi i vitit të ardhshëm. Për kompensime për mbrojtje sociale rreth 14,5 miliardë denarë, për kompensim në të holla në rast të papunësisë 1,6 miliardë denarë, ndërsa për zbatimin e politikave aktive dhe masave për punësim 2,3 miliardë denarë. Më shumë mjete janë siguruar për mbrojtje shëndetësore, gjegjësisht 52,5 miliardë denarë ose për 10,7 për qind më shumë. Mbështetja në bujqësi është planifikuar në nivel prej 8 miliardë denarë, përderisa transferet deri në njësitë e vetëqeverisjes lokale në nivel prej 33,2 miliardë denarë ose për 2,5 miliardë denarë më shumë.
The post U votua Ligji për Realizimin e Buxhetit për vitin 2025 appeared first on Flaka, në çdo lajm... .