Gjykata e Tetovës ia kthen vulat Ziadin Selës! Reagime mes dy taborreve politike

Edhe zyrtarisht u konfirmua ajo që parlajmëroi Klan Maqedoni 10 ditë më pare, se vulat do ti takojnë krahut të Ziadin Selës. Zijadin Sela zyrtarisht është kryetar i Aleancës për Shqiptarët. Këtë vendim Gjykata Themelore në Tetovë e ka marrë më 20 janar të këtij viti, duke vepruar pas kërkesës për ndryshim të statutit të […] The post Gjykata e Tetovës ia kthen vulat Ziadin Selës! Reagime mes dy taborreve politike appeared first on InfoShqip.com.

shkurt 13, 2025 - 17:00
 0  4
Gjykata e Tetovës ia kthen vulat Ziadin Selës! Reagime mes dy taborreve politike

Edhe zyrtarisht u konfirmua ajo që parlajmëroi Klan Maqedoni 10 ditë më pare, se vulat do ti takojnë krahut të Ziadin Selës.

Zijadin Sela zyrtarisht është kryetar i Aleancës për Shqiptarët. Këtë vendim Gjykata Themelore në Tetovë e ka marrë më 20 janar të këtij viti, duke vepruar pas kërkesës për ndryshim të statutit të partisë.

GJYKATA THEMELORE E TETOVËS

“Aprovohet kërkesa për regjistrimin e ndryshimit të kryetarit të partisë politike Aleanca për Shqiptarët me seli në Tetovë dhe kërkesa për ndryshim të statutit të partisë.

Kështu, regjistri gjyqësor i partive politike që mbahet në Gjykatën Themelore në Tetovë evidenton:

“Ndërrimi i kryetarit – Ziadin Sela emërohet kryetar i ardhshëm i partisë, duke zëvendësuar kryetarin aktual të partisë, Arben Taravari”, thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore në Tetovë.

Në shpjegimin e vendimit, Gjykata thekson se ka marrë parasysh nenin 47 të statutit të partisë, ku thuhet se kryetari i partisë shkarkohet nga dy të tretat e delegatëve të pranishëm në Kongres dhe se për këto arsye është pranuar propozimi për shkarkimin e kryetarit të partisë Arben Taravari.

“Ndërsa, në përputhje me nenin 53 të Statutit, thuhet se në të njëjtën seancë të Kongresit, zgjidhet kryetari i ri i partisë sipas dispozitave të nenit 46 të Statutit, i cili u respektua plotësisht gjatë mbajtjes së kongresit të 4-të të jashtëzakonshëm të Aleancës për Shqiptarët, i cili është regjistruar edhe në proces verbalin e Kongresit të mbajtr me datë 18.02.2024 me crats për kryetar të partisë u zgjodhZiadin Sela nga Struga”, shkrun mëtej në vendimin e gjykatës.

Pas vendimit të gjykatës në rjetet socijale kanë reaguar Krenar Lloga dhe deputetja Ilere Dauti. Lloga ka shkruar :

“ Shtepia e Madhe “V” Aleanca për Shqiptarët”

Ndërsa Ilere Dauti ka shkruar ne FB:

“ASH rikthehet në duartë e shqiptarëve”.

Nga krahu i Taravarit ka regaur ministri Arben Fetahi i cili ka akuzuar se gjykata e Tetovës për vendimin e marrë në favor të Selës ka mar para.

Ndryshe, mbështetësit e Selës në kongresin e ASH në prill të vitit të kaluar shkarkuan Taravarin si kryetar partie. Ndërsa në gjykatë u ngrit procedur se kujt në fakt I takojnë vulat e partisë Arben Taravarit apo Ziadin Selës. /tvklan.mk

The post Gjykata e Tetovës ia kthen vulat Ziadin Selës! Reagime mes dy taborreve politike appeared first on InfoShqip.com.