Gjykata Kushtetuese e RMV-së: Nuk do të komentojmë raportet e mediave, bëjmë thirrje për përmbajtje

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut njofton se për shkak të fshehtësisë së procedurës lidhur me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili është në procedurë paraprake, nuk do të komentojë raportet e mediave apo besueshmërinë e tyre. “Lidhur me interesimin e mediave për pjesët e publikuara, kinse nga një abstrakt i Ligjit për përdorimin […]

dhjetor 10, 2024 - 02:00
 0  7
Gjykata Kushtetuese e RMV-së: Nuk do të komentojmë raportet e mediave, bëjmë thirrje për përmbajtje

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut njofton se për shkak të fshehtësisë së procedurës lidhur me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili është në procedurë paraprake, nuk do të komentojë raportet e mediave apo besueshmërinë e tyre.

“Lidhur me interesimin e mediave për pjesët e publikuara, kinse nga një abstrakt i Ligjit për përdorimin e gjuhëve, Gjykata Kushtetuese njofton se për shkak të fshehtësisë së procedurës në rastin që është në procedurë paraprake, nuk do të komentojë për media raportet apo besueshmërinë e tyre”, thonë nga Gjykata Kushtetuese.

Nga Gjykata bëjnë thirrje që të përmbahet nga shpërndarja e informacioneve që mund të dëmtojnë vetë procedurën, veçanërisht në periudhën para se Gjykata të shqyrtojë dhe të vendosë për këtë rast.