Gjykimet për kri*me luf*te: Nga 74 të dënuar – 40 janë pjesëtarë të UÇK-së, 34 nga forcat serbe

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës deri tash është gjykuar përmes disa proceseve gjyqësore nga të paktën pesë institucione të drejtësisë. Prej 74 personave të dënuar deri tash, 40 janë ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare, e vetëm 34 janë pjesëtarë të forcave kriminale serbe. Me nisjen e gjykimit në mungesë, njohësit e drejtësisë shpresojnë se do

dhjetor 8, 2024 - 02:00
 0  8
Gjykimet për kri*me luf*te: Nga 74 të dënuar – 40 janë pjesëtarë të UÇK-së, 34 nga forcat serbe
gjykimet-per-kri*me-luf*te:-nga-74-te-denuar-–-40-jane-pjesetare-te-uck-se,-34-nga-forcat-serbe

gjykimet-per-kri*me-luf*te:-nga-74-te-denuar-–-40-jane-pjesetare-te-uck-se,-34-nga-forcat-serbe

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës deri tash është gjykuar përmes disa proceseve gjyqësore nga të paktën pesë institucione të drejtësisë. Prej 74 personave të dënuar deri tash, 40 janë ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare, e vetëm 34 janë pjesëtarë të forcave kriminale serbe. Me nisjen e gjykimit në mungesë, njohësit e drejtësisë shpresojnë se do të nisë të zbardhet e vërteta për krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.

Që nga paslufta, në Kosovë janë ngritur qindra aktakuza e kanë ndodhur gjykime për krime lufte nga pesë institucione që janë marrë me sistemin e drejtësisë, duke filluar me UNMIK-un, EULEX-in e Prokurorinë Speciale, pastaj Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, dhe tash së fundmi edhe Gjykatën Speciale.

Prej vitit 1999 e deri në vitin 2020, kanë qenë 117 të akuzuar, 62 prej tyre shqiptarë, 49 serbë, dhe të tjerë nga etnitë jo serbe. Kështu thuhet në një raport të Institutit të Kosovës për Drejtësi.
Nga ky Institut flasin për faktorë të ndryshëm që kanë çuar në këtë numër të madh të shqiptarëve të akuzuar për krime lufte për dallim prej një numri më të vogël të të akuzuarve serbë.

“Një faktor i rëndësishëm që ne vlerësojmë dhe kemi bërë raport me këtë që ka ndikuar në këtë element ka ndikuar edhe gatishmëria pikë së pari politike në Kosovë, për të hartuar dhe për të pasur një strategji kombëtare për hetimin ndjekjen dhe gjykimin e krimeve të luftës, po ashtu e dini që nga paslufta me krimet e luftës janë marr institucionet e ndryshme ndërkombëtare, siç ka qenë UNMIK-u, EULEX-i, të cilët nuk e kanë kryer mandatin dhe kompetencat siç duhet, po ashtu edhe sistemi i drejtësisë kur ka kaluar në kompetence të Prokurorisë Speciale të Kosovës, ka pasur defektet e veta dhe sot jemi në realitet të tillë”, tha Astrit Kolaj, hulumtues në IKD.

Me vendime të plotfuqishme deri tash nga të gjitha strukturat e drejtësisë janë dënuar 74 persona për krime të luftës, ku nga Tribunali i Hagës kryesisht janë dënuar eprorët serbë të cilët kanë qenë të involvuar ose kanë qenë përgjegjës për krimet e luftës dhe krimet e njerëzimit në Kosovë. Prej këtyre 74 personave të dënuar, 40-të janë ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe 34 janë pjesëtarë të forcave serbe, thonë nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

“Arsyeja se pse serbët nuk kanë mundur që të gjykohen në Kosovë ka qenë mos ekzistenca e tyre në Kosovë, mosbashkëpunimi juridik ndërkombëtar mes Kosovës dhe Serbisë, për arsye se Serbia nuk I ekstradonte shtetasit e vet që të procesohen pranë gjykatave të Kosovës. Për këtë arsye gjatë misioneve ndërkombëtare kemi pasur më shumë aktakuza apo dënime ndaj pjesëtarëve të UÇK-së. Tanimë e kemi edhe ndryshimin e ligjit të procedurës penale ku është mundësuar edhe ngritja e aktakuzave dhe gjykimeve në mungesë dhe me hyrje në fuqi të këtij ligji kemi 10-tëra serbe që janë akuzuar në mungesë për krimet e kryera në Kosovë gjatë kohës së luftës”, tha Amer Alija, Fondi për të Drejtën Humanitare.

Me nisjen e gjykimit në mungesë në Kosovë, njohësit e drejtësisë shpresojnë se do të nisë të zbardhet e vërteta për krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë./rtk