Ky është personi që dyshohet se shkaktoi zjarr në një banesë në Obiliq, dërgohet në mbajtje
Një incident ka ndodhur mbrëmë në fshatin Plemetin të Obiliqit, ku një banesë u përfshi nga zjarri. Me t’iu përgjigjur rastit, zjarrfikësit intervenuan duke e fikur atë, teksa nuk raportohet për lëndime. Lidhur me rastin, pas hetimeve të zhvilluara nga Policia, është identifikuar një person si i dyshuar për shkaktimin e veprës penale. Sinjali mëson


Një incident ka ndodhur mbrëmë në fshatin Plemetin të Obiliqit, ku një banesë u përfshi nga zjarri. Me t’iu përgjigjur rastit, zjarrfikësit intervenuan duke e fikur atë, teksa nuk raportohet për lëndime.
Lidhur me rastin, pas hetimeve të zhvilluara nga Policia, është identifikuar një person si i dyshuar për shkaktimin e veprës penale.
Sinjali mëson se personi që dyshohet se vuri flakën qëllimisht është Erduan Gashi, rreth 24-vjeçar.
Policia tashmë ka arrestuar personin dhe me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./Gazeta10