Granit Xhaka mbështet publikisht Gjestin, pak para finales
Ndërsa edicioni i sivjetshëm i Big Brother VIP Albania po shkon drejt gjysmëfinales, gara është bërë më e fortë dhe numri i banorëve po pakësohet me çdo spektakël. Pas rreth 150 ditësh izolim, prej nga BBVK dhe BBVA Gjesti arriti 500 mijë ndjekës në Instagram. Ai ka arritur të fitojë zemrat e mijëra shikuesve dhe […]


Ndërsa edicioni i sivjetshëm i Big Brother VIP Albania po shkon drejt gjysmëfinales, gara është bërë më e fortë dhe numri i banorëve po pakësohet me çdo spektakël.
Pas rreth 150 ditësh izolim, prej nga BBVK dhe BBVA Gjesti arriti 500 mijë ndjekës në Instagram.
Ai ka arritur të fitojë zemrat e mijëra shikuesve dhe po shihet si një nga konkurrentët më të fortë të këtij edicioni.
Përveç mbështetjes nga publiku, ai ka tërhequr vëmendjen dhe simpatinë edhe të figurave të njohura, përfshirë personalitete nga sporti dhe arti.
Një ndër ta është kapiteni i kombëtares së Zvicrës dhe futbollisti i Bayer Leverkusen, Granit Xhaka, i cili nuk ka ngurruar ta shprehë publikisht përkrahjen e tij për Gjestin.
Në postimin e fundit të këngëtarit, Xhaka ka reaguar duke e quajtur atë “kampion” duke vendosur një emoji të medaljes me numrin një, si dhe një tjetër me duartrokitje, duke lënë të kuptohet se është një mbështetës i madh i tij.
Ky reagim ka ngjallur menjëherë shumë reagime pozitive nga fansat e Gjestit, të cilët e konsiderojnë këtë si një shenjë të fortë mbështetjeje për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Albania.
Tani, me finalen që afrohet, mbetet për t’u parë nëse mbështetja e madhe që ai po merr do të jetë e mjaftueshme për ta shpallur fitues të këtij edicioni.