Gripi i shpezëve, një person ka shfaqur simptoma, katër janë në mbikëqyrje
Një person do të testohet për gripin e shpezëve pasi ka shfaqur simptoma dhe 4 të tjerë do të jetë nën mbikqyrje mjekësore. Kështu bëri të ditur drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska, sa i përket të punësuarëe në Kopshtin Zoologjik në Shkup. Shtoi se menjëherë është organizuar takim urgjent ndërmjet përfaqësuesëve të […] The post Gripi i shpezëve, një person ka shfaqur simptoma, katër janë në mbikëqyrje appeared first on InfoShqip.com.
Një person do të testohet për gripin e shpezëve pasi ka shfaqur simptoma dhe 4 të tjerë do të jetë nën mbikqyrje mjekësore. Kështu bëri të ditur drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska, sa i përket të punësuarëe në Kopshtin Zoologjik në Shkup.
Shtoi se menjëherë është organizuar takim urgjent ndërmjet përfaqësuesëve të Agjensisë së Veterinarisë, ëpidemiologëve të Qendrës së Shëndetit Publik dhe të Institutit të Shëndetit Publik.
“Në atë takim u mor një listë me 16 persona të punësuar në kopshtin zoologjik dhe u nis menjëherë një studim epidemiologjik. Nga të dhënat që kam marrë nga epidemiologët, nga 16 persona të listës janë kontaktuar 15 persona. Gjatë ditës së sotme do të bëhet përpjekje për të kontaktuar personin e fundit. Për 15 personat e kontaktuar tashmë, epidemiologët do të nxjerrin vendim që 4 prej tyre të kalojnë nën mbikëqyrje shëndetësore gjatë ditës së nesërme. Edhe pjesa tjetër do të monitorohet, por këta 4 do të vihen nën mbikëqyrje zyrtare”, ka deklaruar Marija Andonovska, drejtoresha e ISHP-së.
The post Gripi i shpezëve, një person ka shfaqur simptoma, katër janë në mbikëqyrje appeared first on InfoShqip.com.