Hajdari: Beteja në Fushë Kosovë e vështirë
Komentatorja politike, Fatime Hajdari, ka deklaruar se zgjedhjet në Fushë Kosovë pritet të jenë ndër më të vështirat e viteve të fundit, me një rivalitet të madh ndërmjet partive kryesore. Sipas saj, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Prebreza, po hyn me ambicie të mëdha në garë, duke sfiduar seriozisht kandidatin tradicional të LDK-së, të cilin


Komentatorja politike, Fatime Hajdari, ka deklaruar se zgjedhjet në Fushë Kosovë pritet të jenë ndër më të vështirat e viteve të fundit, me një rivalitet të madh ndërmjet partive kryesore.
Sipas saj, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Prebreza, po hyn me ambicie të mëdha në garë, duke sfiduar seriozisht kandidatin tradicional të LDK-së, të cilin e ka përballur disa herë më parë.
Kjo tregon se gara për Fushë Kosovën do të jetë një nga më interesantet.
“Kësaj radhe shoh një betejë shumë të madhe për Fushë Kosovën me një kandidat goxha ambicioz prej LVV-së që është Valon Prebreza që e ka sfiduar disa herë kandidatin e LDK-së, një seriozitet shihet shumë më i madh edhe prej PDK-së”, tha Hajdari /Gazeta10
