Hajdari: Ja si më kërcënonin me padi Ali Ahmeti dhe Artan Grubi, mua dhe Gazetën LAJM!
Botuesi i gazetës LAJM, Fejzi Hajdari, për herë të parë ka folur publikisht për presionet në adresë të tij dhe medias që drejton nga kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe Artan Grubi. “Nëse s’janë përdorur gjykatat e tilla të instrumentalizuara politikisht kundër gazetës LAJM, atëherë s’janë përdorur ndaj askujt. Ali Ahmeti më ka bërë padi […]
Botuesi i gazetës LAJM, Fejzi Hajdari, për herë të parë ka folur publikisht për presionet në adresë të tij dhe medias që drejton nga kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe Artan Grubi.
“Nëse s’janë përdorur gjykatat e tilla të instrumentalizuara politikisht kundër gazetës LAJM, atëherë s’janë përdorur ndaj askujt. Ali Ahmeti më ka bërë padi private dhe dihet me rekomandimin e kujt, këtij që është përfshirë në “listën e zezë”. Ali Ahmeti kokë më vete nuk ka vepruar. Kemi pasur edhe ndaj gazetës LAJM. Avokati i cili më mbronte, më tha se të tilla raste, kur një lider partie me një medium që shkon deri në instancën më të lartë në gjykatën supreme, unë nuk kam parë. Kundër gazetës LAJM, kemi pasur çdo ditë nëpër telvizione analist që kanë bërë luftë special. Ju e dini se ne ishim pjesë e raportit vjetor të Stejd Departamentit Amerikanë për fjalën e lirë në vitin 2016, shkaku se u futën këtu brenda kriminel të BDI-së për të na kërcënuar se ne po shkruajmë kundër liderit të BDI-së. Pra, presioni ka qenë shumë i madh”, tha Hajdari.