Hajrullahu ankimoi vendimin për suspendimin e tij

Mustafa Hajrullahu sot në Këshillin e Prokurorisë Publike ankimoi vendimin e Prokurorisë Themelore Publike për suspendimin e tij nga posti i prokurorit të lartë në Prokurorinë e Lartë të Shkupit, përcjell TV21. Hajrullahu tha se vendimi është tendencioz, dhe se i njëjti është marrë në ditën kur ai ka shpalosur, siç e quan ai, një […]

Nëntor 12, 2024 - 14:00
 0  4
Hajrullahu ankimoi vendimin për suspendimin e tij

Mustafa Hajrullahu sot në Këshillin e Prokurorisë Publike ankimoi vendimin e Prokurorisë Themelore Publike për suspendimin e tij nga posti i prokurorit të lartë në Prokurorinë e Lartë të Shkupit, përcjell TV21. Hajrullahu tha se vendimi është tendencioz, dhe se i njëjti është marrë në ditën kur ai ka shpalosur, siç e quan ai, një skandal, ku shihet vajza e kryeprokurorit Ljupço Kocevski, duket shpërndarë materiale me një medium.

“Vendimi është skandaloz shkaku i asaj që kryeprokurori, në bazë të asaj shkrese të cilën e kanë bërë disa të punësuar nga Prokuroria e Lartë, të cilët janë ankuar për mënyrën se si unë sillem me ata, që është skajshmërish e pavërtetë, të njëjtën shkresë e ka formuar në padi penale, në të njëjtën ditë, më 31 tetor, ditën kur unë e shpalosa skandalin me video incizimet në të cilat shihet se vetë vajza e kryeprokurorit i dorëzon materiale te një gazetar, te një kolegia juaj”, tha Hajrullahu, duke shtuar se materialet janë shpërndarë te mediumi i caktuar për ta, siç tha ai, nxirës personalitetin e tij.

Hajrullahu paralajmëroi padi penale ndaj personave që janë ankuar se janë keqtrajtuar nga ai. Thotë se këto janë deklarata të rrejshme.