Vijojnë netët e Festivalit të Teatrove “Othello” në Gostivar

Në Gostivar ka nisur edicioni i 9-të i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove “Othello”, i cili do të zgjasë deri më 27 shtator në Qendrën e Kulturës. Në natën e parë The post Vijojnë netët e Festivalit të Teatrove “Othello” në Gostivar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 23, 2025 - 09:00
 0
Vijojnë netët e Festivalit të Teatrove “Othello” në Gostivar

Në Gostivar ka nisur edicioni i 9-të i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove “Othello”, i cili do të zgjasë deri më 27 shtator në Qendrën e Kulturës.

Në natën e parë u shfaq drama “Streha e Nemun” nga Prishtina, me regji të Ilir Bokshit.

Kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani, tha se ky festival është një vlerë e shtuar për qytetin.

“Sonte mora pjesë në hapjen e edicionit të 9-të të Festivalit Ndërkombëtar ‘Othello’, që po mbahet në Gostivar. Është vërtet kënaqësi të kemi një festival të tillë që na sjell art e kulturë që janë gjithnjë të mirëpritura!”, u shpreh Limani.

Komuna e Gostivarit është një nga mbështetësit kryesorë të festivalit.

Ndërkaq, drejtuesit e festivalit, Argjend Hasani dhe Berat Saliu, theksuan se mesazhi i këtij edicioni është se arti nuk njeh kufij dhe se festivali ka ndikim të madh në promovimin e teatrit shqiptar në arenën ndërkombëtare. Flaka

The post Vijojnë netët e Festivalit të Teatrove “Othello” në Gostivar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .