Haradinaj: Likoshani dhe Qirezi u bënë dëshmitarë të një prej akteve më të tmerr’shme të makinerisë shtypëse serbe

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar masakrën e Likoshanit dhe Qirezit të vitit 1998. Haradinaj tha se ‘Likoshani dhe Qirezi u bënë dëshmitarë të një prej akteve më të tmerrshme të makinerisë shtypëse serbe’. “Në fund të shkurtit 1998, të tronditura nga humbjet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, forcat serbe reaguan me hakmarrje barbare

shkurt 28, 2025 - 14:00
 0  4
Haradinaj: Likoshani dhe Qirezi u bënë dëshmitarë të një prej akteve më të tmerr’shme të makinerisë shtypëse serbe
haradinaj:-likoshani-dhe-qirezi-u-bene-deshmitare-te-nje-prej-akteve-me-te-tmerr’shme-te-makinerise-shtypese-serbe

haradinaj:-likoshani-dhe-qirezi-u-bene-deshmitare-te-nje-prej-akteve-me-te-tmerr’shme-te-makinerise-shtypese-serbe

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar masakrën e Likoshanit dhe Qirezit të vitit 1998.

Haradinaj tha se ‘Likoshani dhe Qirezi u bënë dëshmitarë të një prej akteve më të tmerrshme të makinerisë shtypëse serbe’.

“Në fund të shkurtit 1998, të tronditura nga humbjet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, forcat serbe reaguan me hakmarrje barbare, duke vrarë gra, pleq, fëmijë dhe të rinj të pafajshëm.Kjo masakër, e kryer nga policia dhe ushtria serbe, shënoi fillimin e vrasjeve masive të shqiptarëve të Kosovës, spastrimin etnik dhe shkatërrimin e pasurisë së tyre. Përulemi me nderim para sakrificës së martirëve që jetën ia falën atdheut. Bashkëndjejmë me familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre. Ishim me ta, jemi sot dhe përgjithmonë” shkruan Haradinaj.

Postimi i plotë:

Likoshani dhe Qirezi u bënë dëshmitarë të një prej akteve më të tmerrshme të makinerisë shtypëse serbe.

Në fund të shkurtit 1998, të tronditura nga humbjet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, forcat serbe reaguan me hakmarrje barbare, duke vrarë gra, pleq, fëmijë dhe të rinj të pafajshëm.

Kjo masakër, e kryer nga policia dhe ushtria serbe, shënoi fillimin e vrasjeve masive të shqiptarëve të Kosovës, spastrimin etnik dhe shkatërrimin e pasurisë së tyre.

Përulemi me nderim para sakrificës së martirëve që jetën ia falën atdheut. Bashkëndjejmë me familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre. Ishim me ta, jemi sot dhe përgjithmonë!