Haradinaj: Në Junik po marrin pjesë në procesin e votimit në Junik pa qenë banorë të kësaj komune
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se në Junik po votojnë persona që nuk kanë të kësaj komune. E për këtë ai thotë se përbën shkelej të ligjit e të cilat raste paralajmëron se do t’ia përcjellin edhe institucioneve përkatëse. “Të dhënat tona nga shtabi në Junik, tregojnë se


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se në Junik po votojnë persona që nuk kanë të kësaj komune.
E për këtë ai thotë se përbën shkelej të ligjit e të cilat raste paralajmëron se do t’ia përcjellin edhe institucioneve përkatëse.
“Të dhënat tona nga shtabi në Junik, tregojnë se shumë persona po marrin pjesë në procesin e votimit në Junik pa qenë banorë të kësaj komune. Kujtojmë se një veprim i tillë përbën shkelje të ligjit dhe çdo rast i tillë do t’i përcillet institucioneve përkatëse, përfshirë Prokurorinë, për hetim dhe veprim, do të bëjmë padi për secilin person veç e veç. Ftojmë të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në një proces zgjedhor të drejtë, transparent dhe në përputhje me ligjin”, ka shkruar Haradinaj.
