Simnica: Procesi i votimit ka shkuar në rregull, dalja e qytetarëve për votim nuk dallon nga të kaluarat
Procesi i votimit ka shkuar në rregull në shkollën “Selman Riza” në Fushë Kosovë. Kështu ka thënë për Ekonomia Online, menaxheri i kësaj shkolle Esad Simnica i cila tha se deri në orë 13:00 kanë votuar 1 mijë e 700 votues. “Qendra e votimit 0901 është hapur me kohë në orën 07:00 dhe deri më


Procesi i votimit ka shkuar në rregull në shkollën “Selman Riza” në Fushë Kosovë. Kështu ka thënë për Ekonomia Online, menaxheri i kësaj shkolle Esad Simnica i cila tha se deri në orë 13:00 kanë votuar 1 mijë e 700 votues.
“Qendra e votimit 0901 është hapur me kohë në orën 07:00 dhe deri më tani ka shkuar shumë mirë, nuk kemi pasur asnjë problem që mund të ceket dhe deri në orën 13:00 kemi pasur 1 mijë e 729 votues nga gjithsej 13 mijë e 7 votues sa kanë të drejtë të votës”, tha ai.
Simnica theksoi se pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qenë e njëjtë me zgjedhjet e raundit të parë.
“Realisht as në zgjedhjet e para nuk ka qenë numri aq sepse ka qenë diku 40% dalja, identike pothuajse nuk ka dallim me zgjedhjet e para vetëm se në mëngjes kemi pasur një dalje më të vogël, si do që të jetë ka qenë moti me shi dhe tash është në rregull”, shtoi ai.
Sa i përket incidenteve ai tha se nuk ka pasë ndonjë për të cilin ia vlen të ceket.
