Haradinaj takon të zëvendës-shefen e re amerikane në Kosovë: Bashkëpunimi me SHBA-të thelbësor për sigurinë dhe prosperitetin e vendit
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka takuar Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, znj. Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë në forcimin e partneritetit strategjik Kosovë-SHBA. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se ka konfirmuar edhe një
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka takuar Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, znj. Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë në forcimin e partneritetit strategjik Kosovë-SHBA.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se ka konfirmuar edhe një herë qëndrimin e palëkundur për avancimin e vlerave demokratike dhe orientimin euro-atlantik të Kosovës.
“Bashkëpunimi me SHBA-të mbetet thelbësor për sigurinë dhe prosperitetin e vendit tonë, ndërsa anëtarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional është rruga më e mirë për ta arritur këtë objektiv” ,ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë: