Haxhiu dhe Kadaj Bujupi vizitojnë familjen Spahija: Ngushëllime për humbjen e Daorsës

Në emër të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, këshilltarja Donika Kadaj Bujupi, së bashku me Nënkryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, vizituan familjen Spahija në Gjakovë për të shprehur ngushëllimet pas humbjes së vajzës së tyre, Daorsës, studente e shkëlqyer e mjekësisë në Tetovë. Ato përcollën ngushëllimet më të sinqerta për prindërit Arbërin dhe

Nëntor 14, 2025 - 23:30
 0
Haxhiu dhe Kadaj Bujupi vizitojnë familjen Spahija: Ngushëllime për humbjen e Daorsës
Haxhiu dhe Kadaj Bujupi vizitojnë familjen Spahija: Ngushëllime për humbjen e Daorsës

Haxhiu dhe Kadaj Bujupi vizitojnë familjen Spahija: Ngushëllime për humbjen e Daorsës

Në emër të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, këshilltarja Donika Kadaj Bujupi, së bashku me Nënkryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, vizituan familjen Spahija në Gjakovë për të shprehur ngushëllimet pas humbjes së vajzës së tyre, Daorsës, studente e shkëlqyer e mjekësisë në Tetovë.

Ato përcollën ngushëllimet më të sinqerta për prindërit Arbërin dhe Diellzën, si dhe për të gjithë familjen, duke theksuar se dhimbja e tyre prek mbarë vendin.

Në emër të Presidentes, Kadaj Bujupi siguroi familjen se institucionet do të jenë pranë tyre me mbështetje të plotë gjatë procesit të hetimeve.