Haxhiu: Ura do të hapet dhe për këtë jemi në koordinim me partnerët tanë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk merret me deklaratat e presidentit serb, Alleksandar Vuçiq, i cili kërkoi kthimin e serbëve në institucionet e Republikës së Kosovës. E rëndësishme, sipas saj, është që të respektohet Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi. Haxhiu potencoi se e rëndësishme gjithashtu është që Këshilli Gjyqësor […]

shtator 18, 2024 - 02:00
 0  7
Haxhiu: Ura do të hapet dhe për këtë jemi në koordinim me partnerët tanë
haxhiu:-ura-do-te-hapet-dhe-per-kete-jemi-ne-koordinim-me-partneret-tane

haxhiu:-ura-do-te-hapet-dhe-per-kete-jemi-ne-koordinim-me-partneret-tane

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk merret me deklaratat e presidentit serb, Alleksandar Vuçiq, i cili kërkoi kthimin e serbëve në institucionet e Republikës së Kosovës.

E rëndësishme, sipas saj, është që të respektohet Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi.

Haxhiu potencoi se e rëndësishme gjithashtu është që Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokuroria të deklarohen se pse nuk kanë vepruar në raport me dorëheqjet.

“Nuk ka asnjë rast kur një gjyqtar ka thënë dorëheqje dhe nuk i është pranuar dorëheqja. Por kjo ka ndodh me gjyqtarët dhe prokurorët serbë. Prandaj është e rëndësishme që të kuptohet qartë se përse Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial nuk e kanë adresuar këtë”, deklaroi ministrja e Drejtësisë për RTK-në.

Mes tjerash, ajo tha se nëse do të pranohej rikthimi i këtyre prokurorëve dhe gjyqtarëve të dorëhequr serbë në institucionet e Kosovës, përveç se do të ishte në shpërputhje me legjislacionin, dyshuese është nëse qytetarët mund të besojnë më tek sistemi i drejtësisë.

Duke folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ajo tha se në Kosovë nuk do të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive, e që do ta “bosnjëzojë” Kosovën.

Mes tjerash, ministrja Haxhiu e ritheksoi se ura mbi lumin Ibër do të hapet dhe se kjo çështje ka qenë temë e diskutimeve me partnerët e Kosovës, përfshirë edhe KFOR-in. Ajo tha se për urën është diskutuar edhe sot në Bruksel dhe se edhe për BE-në është e qartë se hapja e urës nuk ka alternativë.

“Ura do të hapet dhe për këtë jemi në koordinim apo në diskutim e sipër me partnerët  tanë”, tha Haxhiu.

Ajo tha se qeveria e ka bërë të qartë se kjo nuk do të jetë temë diskutimi në Bruksel, megjithatë theksoi se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në takim bilateral ka folur për rëndësinë e lirisë së lëvizjes dhe se hapja e urës nuk ka alternativë.

“Unë nuk e kam kuptuar asnjëherë presionin që në vazhdimësi është vendosur për Republikën e Kosovës, dhe jo ndaj Serbisë e cila para një viti ka kryer sulm terrorist. Për të gjitha veprimet që kanë qenë në përputhje me Kushtetutën e ligjet në fuqi, i janë vendosur masa Kosovës. Ne e kemi thënë hapur që jemi dakord të flasim me partnerët tanë por në asnjë rrethanë nuk lejojmë të cenohet territori sovraniteti apo legjislacioni në fuqi”, deklaroi ajo.

Ministrja Haxhiu tha se situata në veri aktualisht është normale por sipas saj shqetësuese është fakti se qytetarët serbë në veri kanë vazhdimisht presion nga Serbia dhe Vuçiqi.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se Projektligji për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, i cili u miratua pak ditë më parë në Qeveri, është një nga ligjet më të rëndësishme që kanë për qëllim luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Sipas saj, në Kosovë zyrtarë publikë kanë krijuar pasuri të pajustifikueshme.

“Nuk mundesh me një pagë 1400-1500 euro të krijosh pasuri gjithandej, në Kosovë, jashtë Kosovës, dhe mos të jesh në obligime financiare. Pra kjo thjeshtë nuk është e mundur, prandaj ka qenë e qartë që zyrtarët në Kosovë kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare, kanë krijuar pasuri të pajustifikueshme”, deklaroi ajo në RTK.

“Duhet të krijohet një standard në këtë vend, që pozita zyrtare nuk të bën milioner”, theksoi mes tjerash Haxhiu.

Në fund ajo u pyet edhe për zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen më 9 shkurt të 2025-tës të cilat tha se Lëvizja Vetëvendosje do t’i fitojë bindshëm.

Ndërsa sa i përket marrëdhënieve mes Qeverisë dhe Presidencës, Haxhiu u shpreh se nuk ka ndonjë problem të patejkalueshëm.