Hetim për 23 persona në Maqedoninë e Veriut në kuadër të aksionit “Aditiv”
Prokuroria Themelore Publike ka sqaruar që në kuadër të aksionit “Aditiv” janë duke u hetuar 23 persona të cilët dyshohet për kryerjen e veprave penale gjatë shfrytëzimit të parasë publike, transmeton Portalb.mk. Procedurat parahetimore dyjavore kishin filluar prej 21 nëntorit, ndërsa sot në orët e hershme të mëngjesit filloi aksioni policor nën udhëheqjen e dy […]
Prokuroria Themelore Publike ka sqaruar që në kuadër të aksionit “Aditiv” janë duke u hetuar 23 persona të cilët dyshohet për kryerjen e veprave penale gjatë shfrytëzimit të parasë publike, transmeton Portalb.mk.
Procedurat parahetimore dyjavore kishin filluar prej 21 nëntorit, ndërsa sot në orët e hershme të mëngjesit filloi aksioni policor nën udhëheqjen e dy prokurorëve publik.
Në bazë të 77 kërkesave për bastisje, prej 27 nëntorit e deri më 9 dhjetor janë kryer bastisje në lokacione të ndryshme në Manastir, Negotinë, Veles, Kërçovë dhe Shkup. Në bazë të kësaj, prokurorët publik kanë dhënë Urdhër për zbatimin e hetimeve ndaj 23 personave për keqpërdorimin e parasë publike, pagesave, detyrës zyrtare dhe kundër trafikut të ligjshëm.
Të dyshuarit, me vetëdije në periudhën 13.04.2023-23.08.2024 si zyrtarë në Sh.A. “EMV” dhe “Posta e Maqedonisë së Veriut”, kanë krijuar grup që kanë keqpërdorur thirrjet publike, kontratat publike-private, pozitën zyrtare dhe autoritetin dhe kanë shpërlarë para, vepra të dënueshme në bazë të Kodit Penal.
Ata i kanë mundësuar operatorëve ekonomik zbatimin e procedurave për blerjen e aditivëve për thëngjill, duke arritur përfitime në vlerë prej 397 miliard denarë. Me qëllim fshehjen e gjurmëve për veprat e kryera penale, ata në periudhën 24.11.2023-28.06.2024 kanë qarkulluar mjete financiare në vlerë prej 414.766.400 denarë.
Prokuroria sqaroi që aksioni është në rrjedhë dhe janë duke u siguruar materiale dëshmi në bazë të të cilave prokuroria do të marrë vendim për të dyshuarit.
Ndryshe, këto persona dyshohen për organizim të një shoqate kriminale për shpërdorim të thirrjes publike për prokurimin e aditivëve, e cila ka shkaktuar një dëm prej 6.5 milionë euro. Vasko Kovaçevski, ish-drejtor i EMV-së dhe ish-anëtar i Bordit Drejtues të kompanisë, është një nga emrat e njohur të përfshirë në aksionin e MPB-së më 10 dhjetor për zbardhjen e disa veprave që kanë të bëjnë me krimin epik në REK Manastir, TC Oslomej dhe TC Negotina, për të cilën flitet prej kohësh.
Gjithsej 29 persona fizikë dhe 4 persona juridikë nga Velesi, Negotina, Manastiri, Kërçova dhe Shkupi janë përfshirë nga megaaksioni i MPB-së. Plusinfo merr vesh se cilët persona janë të dyshuar, si Vasko Kovaçevski, Vasko Stefanov, Pece Matevski, Ardian Muça, Danço Stojanovski, Maja Jordanova, Nebojsha Stojanoviq,