Kishte shpërndarë video nga Gjinekologjia e Tetovës në TikTok, Gjykata kërkoi të kthehet në punë anesteziologu
Gjykata Themelore në Tetovë ka shfuqizuar vendimin e Spitalit të Tetovës për t’ia ndërprerë marrëdhënien e punës anesteziologut Valton Dervishi, i cili u dënua me 15 muaj burg, pasi kishte hyrë “live” në Tik-Tok nga Reparti i GJjinekologjisë, përcjell TV21. Sipas vendimit të gjykatës, spitali është i detyruar që ta kthejë në punë të njëjtin. […]
Gjykata Themelore në Tetovë ka shfuqizuar vendimin e Spitalit të Tetovës për t’ia ndërprerë marrëdhënien e punës anesteziologut Valton Dervishi, i cili u dënua me 15 muaj burg, pasi kishte hyrë “live” në Tik-Tok nga Reparti i GJjinekologjisë, përcjell TV21.
Sipas vendimit të gjykatës, spitali është i detyruar që ta kthejë në punë të njëjtin.
“Kërkesa e paditur e paditësit V.D. aprovohet. Ndërpritet vendimi për shfuqizim të marrëdhënies së punës pa afat…nga viti, e marrë nga i padituri, ISHP Spitali Klinik i Tetovës”, thuhet mes tjerash në vendimin e gjykatës.
Ndryshe, me 1 vjet dhe 3 muaj burg është dënuar në maj të vitit 2023 anesteziologu Valton Dervishi nga Gjinekologjia e Tetovës i cili shpërndau video të drejtpërdrejt (live) në TikTok ku shiheshin pacientë dhe personel mjekësor. Vendimi erdhi pas gjykimit të sotëm në Gjykatën Themelore të Tetovës. Ai e pranoi veprën e kryer dhe për të njëjtën kërkoi falje.
Më 14 mars nëpunësit policor arrestuan Dervishin (43) duke vepruar pas paraqitjes nga ana e drejtorit të Spitalit Klinik të Tetovës, për veprën e kryer. Fillimisht atij iu caktua masë paraburgimi prej tetë ditësh, ndërkaq më pas paraburgimi iu vazhdua edhe për 30 ditë. Anesteziologu pas këtij rasti u përjashtua nga puna. Ndërkaq Oda e Mjekëve ia mori licencën për shtatë vjet.
- LEXO: Dënim me burg, 1 vjet e 3 muaj për anesteziologun që shpërndau video në TikTok nga Gjinekologjia e Tetovës
- LEXO: Anesteziologu që shpërndau video nga Gjinekologjia e Tetovës mbeti pa licencë, Gjykata ia vazhdoi paraburgimin për 30 ditë
- LEXO: Skandali i TikTokerit, prokuroria heton përfshirjen e të tjerëve, Mexhiti shkarkoi drejtorin organizativ
- LEXO: Pas skandalit, Spitali i Tetovës me rregullore: Rreptësisht ndalohet fotografimi i pacientëve
- LEXO: Tetë ditë paraburgim i është caktuar anesteziologut nga spitali i Tetovës