Hetimet për AKSHI, PD depoziton në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor
Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend një kërkesë për ngritjen e një Komisioni Hetimor lidhur me skandalin në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe hetimet e SPAK. PD synon të analizojë sigurinë kibernetike, mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve, si dhe rreziqet që këto çështje mund të paraqesin për sigurinë kombëtare dhe […]
Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend një kërkesë për ngritjen e një Komisioni Hetimor lidhur me skandalin në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe hetimet e SPAK.
PD synon të analizojë sigurinë kibernetike, mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve, si dhe rreziqet që këto çështje mund të paraqesin për sigurinë kombëtare dhe detyrimet e Shqipërisë si anëtare e NATO-s.
PD thekson se Parlamenti duhet të marrë masa brenda juridiksionit të tij, pasi qytetarët janë ekspozuar disa herë nga rrjedhja e të dhënave, ndërsa infrastruktura kritike e shtetit është përdorur nga kompani private me interesa kriminale. Sipas PD-së, kjo e vendos Shqipërinë si një pikë të mundshme cenueshmërie në sigurinë e NATO-s.
“Kërkesa për ngritjen e Komisionit Hetimor plotëson kriteret kushtetuese, pasi lidhet me funksionin ligjvënës, fokusohet në një çështje konkrete dhe bazuar në indicie të mjaftueshme që konfirmojnë problematika në administrimin e AKSHI-t, procedurat e prokurimeve publike, mbrojtjen e të dhënave të qytetarëve dhe infrastrukturën digjitale kritike të shtetit,” theksohet në dokument.