Hetimi për vrasjen në Tetovë, propozohet paraburgim për të dyshuarin
Prokuroria themelore publike në Tetovë ka lëshuar urdhër për procedurë hetimore ndaj një 65 vjeçari nga Tetova, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale – vrasje, sipas Nenit 123 paragrafi 2 pika 2 nga Kodi Penal, transmeton Portalb.mk. “Gjatë dhunës në familje dhe pas një polemike, i dyshuari- me dashje, […]
Prokuroria themelore publike në Tetovë ka lëshuar urdhër për procedurë hetimore ndaj një 65 vjeçari nga Tetova, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale – vrasje, sipas Nenit 123 paragrafi 2 pika 2 nga Kodi Penal, transmeton Portalb.mk.
“Gjatë dhunës në familje dhe pas një polemike, i dyshuari- me dashje, me një të shtënë, përmes një pushkë gjuetie që e posedonte me leje, i ka marrë jetën djalit të tij 39-vjeçar, me të cilin jetonte në të njëjtën banesë. Plumbi e ka goditur viktimën në gjoks dhe i njëjti ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa i dyshuari është ulur në banesë me trupin e pajetë të të ndjerit derisa janë gjetur. Prokurori përgjegjës i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin”, njoftojnë nga Prokuroria.
Dje, më 2 janar 2025, rreth orës 18:50 në bllokun 70 në Tetovë, S.N.(39) është gjetur në shtëpinë e tij pa shenja jete, me plagë me armë zjarri në kokë. I ndjeri SN ka jetuar vetëm me babain e tij.