Këshilli Gjyqësor në RMV për herë të parë do të drejtohet nga një gjykatës i diplomuar në Akademinë për Gjykatës

Gjykatësi i Apelit nga qyteti i Manastirit, Aleksandar Kambovski, sot është zgjedhur kryetar i ri i Këshillit Gjyqësor, pas dorëheqjes së Vesna Damevës, transmeton Portalb.mk. Këshilli për herë të parë do të drejtohet nga një gjykatës i diplomuar në Akademinë për Gjykatës. Ai deri më tani është udhëhequr nga gjyqtarë dhe anëtarë të zgjedhur në […]

Jan 3, 2025 - 14:00
 0  6
Këshilli Gjyqësor në RMV për herë të parë do të drejtohet nga një gjykatës i diplomuar në Akademinë për Gjykatës

Gjykatësi i Apelit nga qyteti i Manastirit, Aleksandar Kambovski, sot është zgjedhur kryetar i ri i Këshillit Gjyqësor, pas dorëheqjes së Vesna Damevës, transmeton Portalb.mk.

Këshilli për herë të parë do të drejtohet nga një gjykatës i diplomuar në Akademinë për Gjykatës. Ai deri më tani është udhëhequr nga gjyqtarë dhe anëtarë të zgjedhur në Kuvend, pra nga shumica e partive politike.

Sipas kryetari të ri Kambovskit, Këshilli Gjyqësor do të drejtohet me integritet, paanshmëri dhe me çdo përpjekje për të mbrojtur pavarësinë gjyqësore të të gjithë gjyqtarëve në vendin tonë.

Cilido gjyqtar që nuk punon sipas ligjeve, nuk do të jetë më në sistemin gjyqësor, ndërsa të gjithë gjyqtarët e tjerë që punojnë me ndershmëri do të kenë mbështetjen maksimale të Këshillit Gjyqësor, dyert do t’i kenë të hapura, linjat telefonike 24 orë do të jenë të hapura dhe do të mund të kërkojnë mbrojtje nga “çdo presion, çdo ndikim”. Përveç që kontrollojmë punën e tyre, i inkurajojmë që të punojnë në përputhje me ligjet, në përputhje me Kushtetutën dhe të gjithë ata gjyqtarë që veprojnë në këtë mënyrë do të kenë mbështetjen tonë të parezervë për të inkurajuar dhe vepruar pa u ndikuar nga asnjë ndikim. I siguroj edhe ata gjyqtarë të tjerë që nuk veprojnë në këtë mënyrë se nuk do të kalojnë pa asnjë përgjegjësi”, tha Kambovski.

I pyetur se a do të ketë përgjegjësi për gjyqtarin Enver Bexheti, i cili u fut në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara, Kambovski përsëri shprehu bindjen se “çdo gjyqtar që nuk punon sipas ligjeve, por sipas interesave të tij personale ose ka rënë nën ndikim, nuk do të ketë vend në sistemin gjyqësor.

Lidhur me atë se a do të iniciojë takim me kryeministrin Hristijan Mickoski, sikurse paraardhësja e tij Vesna Dameva, Kambovski tha se “absolutisht duhet të kemi bashkëpunim, si me pushtetin ekzekutiv ashtu edhe me legjislativin”.

“Ne jemi pjesë e sistemit të qeverisjes në këtë vend, të tre autoriteteve. Ne duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të kontrollojmë njëri-tjetrin. Prandaj edhe Kushtetuta është bërë në atë mënyrë. Kjo në botë funksionon. Në vendin tonë është disi e vështirë të vendosen ato kontrolle dhe balanca ndërmjet tri autoriteteve, por shpresojmë se do të kemi sukses që të arrijmë një standard më të lartë të sjelljes dhe bashkëpunimit”, tha Kambovski.

Kambovski thotë se bashkëpunimi nuk duhet të kuptohet si ndërhyrje e pushtetit ekzekutiv me pushtetin gjyqësor ose anasjelltas pushteti gjyqësor me pushtetin ekzekutiv.

Këshilli Gjyqësor sot në seancën e 510-të me 13 vota zgjodhi kryetarin e ri, gjyqtarin Aleksandar Kambovski, i cili vjen nga Apeli i Manastirit dhe është anëtar i Këshillit që nga qershori i vitit të kaluar.

Kambovski u propozua nga gjykatësi suprem Isamedin Limani dhe më pas u përkrah nga të gjithë anëtarët. Nga gjithsej 13 të pranishëm në seancë, 13 votuan për kandidatin e vetëm për kryetar të Këshillit Gjyqësor.

Nga viti 2003 deri në vitin 2005 ka punuar në Gjykatën Themelore të Manastirit, nga viti 2005 deri në vitin 2007 si avokat në një kompani private, më pas nga viti 2006 deri në vitin 2010 është punësuar si bashkëpunëtor i jashtëm në Zyrën e Avokatisë.

Nga viti 2007 deri në vitin 2010 ka punuar si avokat, është regjistruar dhe diplomuar në Akademi dhe në vitin 2010 është zgjedhur gjykatës në Gjykatën Themelore të Manastirit.

Në vitin 2017, Kambovski u gradua gjykatës i Apelit në Manastir.

Ka dhënë mësim në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë. Në vitin 2024, gjyqtarët e zgjodhën në zgjedhje të drejtpërdrejta me votim të fshehtë, anëtar të Këshillit Gjyqësor.

Kujtojmë se, Këshillin Gjyqësor e kanë ndjekur turbulenca të shumta. Dorëheqja e ish kryetares Dameva bëri mjaftë bujë, sidomos akuzat për përzeirje të politikës në gjyqësor.

Në analizën e mëparshme të Portalb.mk në lidhje me Raportin e progresit, vërtetohet se nuk ka pasur përparim në gjyqësor gjatë periudhës së përpilimit të raportit vjetor. Në Raport rekomandohet që Këshilli Gjyqësor duhet të përpiqet të mbrojë integritetin dhe pavarësinë e gjyqtarëve dhe institucioneve dhe duhet t’i rezistojë çdo ndikimi të jashtëm. Shkarkimi i diskutueshëm i Kryetarit të Këshillit Gjyqësor ngriti shqetësime për ndikim të padrejtë politik.