Hidhet granatë në një pishinë të Gjakovës, shkaktohen dëme materiale – s’ka të lënduar

Në Qabrat të Gjakovës, persona të dyshuar kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm duke hedhur një mjet shpërthyes, granatë dore në një pishinë. Rastin në polici e ka raportuar, një punëtor i pishinës. Ndërkaq, përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. “Qabrat, Gjakovë 19.06.2025 – 22:45. Ankuesi mashkull kosovar, punëtor në një pishinë, ka raportuar

qershor 21, 2025 - 10:00
 0  5
Hidhet granatë në një pishinë të Gjakovës, shkaktohen dëme materiale – s’ka të lënduar
Hidhet granatë në një pishinë të Gjakovës, shkaktohen dëme materiale – s’ka të lënduar

Hidhet granatë në një pishinë të Gjakovës, shkaktohen dëme materiale – s’ka të lënduar

Në Qabrat të Gjakovës, persona të dyshuar kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm duke hedhur një mjet shpërthyes, granatë dore në një pishinë.

Rastin në polici e ka raportuar, një punëtor i pishinës.

Ndërkaq, përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

“Qabrat, Gjakovë 19.06.2025 – 22:45. Ankuesi mashkull kosovar, punëtor në një pishinë, ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes (granatë dore), me ç’rast janë shkaktuar dëme materiale. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, njofton policia e Kosovës.