Ish-ministri Agani: Këto janë gabimet e Qeverisë “Kurti” me Ligjin për Sigurime Shëndetësore

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, ka folur për “Front Online” pas pezullimit të projektligjit për sigurime shëndetësore nga Gjykata Kushtetuese, duke e cilësuar të panevojshëm draftimin e një ligji të ri në këtë fushë. “Qeveria është dashtë që ta zbatoj këtë ligj e jo ta draftojë një ligj të ri pa filluar zbatimin e ligjit

Prill 28, 2025 - 11:00
 0  5
Ish-ministri Agani: Këto janë gabimet e Qeverisë “Kurti” me Ligjin për Sigurime Shëndetësore
ish-ministri-agani:-keto-jane-gabimet-e-qeverise-“kurti”-me-ligjin-per-sigurime-shendetesore

ish-ministri-agani:-keto-jane-gabimet-e-qeverise-“kurti”-me-ligjin-per-sigurime-shendetesore


Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, ka folur për “Front Online” pas pezullimit të projektligjit për sigurime shëndetësore nga Gjykata Kushtetuese, duke e cilësuar të panevojshëm draftimin e një ligji të ri në këtë fushë.

“Qeveria është dashtë që ta zbatoj këtë ligj e jo ta draftojë një ligj të ri pa filluar zbatimin e ligjit ekzistues. Kosova nuk ka nevojë për ligj të ri në këtë lëmi në situatën kur ligji është në fuqi, qe njëmbëdhjetë vite prej kur është miratua”, deklaroi Agani.

Sipas Aganit, ligji aktual, i miratuar që nga viti 2014, është një dokument ligjor cilësor dhe nuk është trajtuar asnjëherë seriozisht të zbatohet.

“Asnjëherë nuk është tentuar të zbatohet siç e kërkojnë dispozitat kushtetuese. Ligji për Sigurime Shëndetësore, që është në fuqi prej vitit 2014, është dokument tejet cilësor ligjor i cili ka pas mbështetje të plotë të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe është draftuar në bashkëpunim me ta”, tha ai.

Agani u shpreh se pezullimi i projektligjit aktual nuk do të sjellë përfitime për qytetarët, pasi ai nuk është pjesë e një pakoje gjithëpërfshirëse reformuese.

“Ky projektligj, që aktualisht është i pezulluar me vendim të gjykatës kushtetuese nuk do të sjellë asgjë të mirë për qytetarët sepse nuk është pjesë e pakos gjithëpërfshirëse reformuese e cila në qendër e ka ndarjen e plotë të institucioneve blerëse të shërbimeve shëndetësore dhe ofruesve të tyre”, shprehet Agani.