Higjiena Komunale Shkup ka larguar 70 metra kub mbeturina të hedhura në mënyrë të paligjshme

Gjatë fundjavës së kaluar, ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup realizuan aktivitete për largimin e dhjetëra deponive të egra të vendosura në komunat Çair, Qendër, Kisella Vodë, Aerodrom dhe Karposh të Shkupit, transmeton Portalb.mk.  Në komunën Çair është intervenuar në rrugën Samoillova, ku në afërsi të Muzeut të Artit Bashkëkohor janë ngritur përafërsisht 15 […]

Nëntor 11, 2024 - 12:00
 0  5
Higjiena Komunale Shkup ka larguar 70 metra kub mbeturina të hedhura në mënyrë të paligjshme
Mbeturina, deponi ilegale. Foto: NP Higjiena Komunale Shkup

Gjatë fundjavës së kaluar, ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup realizuan aktivitete për largimin e dhjetëra deponive të egra të vendosura në komunat Çair, Qendër, Kisella Vodë, Aerodrom dhe Karposh të Shkupit, transmeton Portalb.mk. 

Në komunën Çair është intervenuar në rrugën Samoillova, ku në afërsi të Muzeut të Artit Bashkëkohor janë ngritur përafërsisht 15 metra kub mbetje ndërtimore të hedhura në sipërfaqe të trafikut.

Në komunën Qendër janë pastruar gjithsej 10 metra kub mbetje nga deponitë e egra të vendosura në disa lokacione përgjatë rrugës Orce Nikollov.

Në rrugën Fevruarski pohod në komunën Aerodrom të Shkupit janë ngritur 10 metra kub mbetje organike të hedhura në mënyrë të paligjshme,  ndërsa në bulevardin Aradhat Partizane te Porta Vllae dhe në rrugën Moskovska – në komunën Karposh, u larguan 20 metra kub mbetje të vëllimshme të hedhura në  sipërfaqe publike.

Ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup pastruan deponi të egër të gjerë të vendosur në rrugën Dimo Haxhi Dimov në komunën Kisella Vodë të Shkupit, ku janë ngritur dhe trasnportuar 15 metra kub mbetje të vëllimshme të hedhura në mënyrë të paligjshme dhe mbetje nga paketimet prej kartoni.

Kujtojmë se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) ka njoftuar se ka përgatitur Strategjinë Kombëtare për Menaxhimin e Mbeturinave (SKMM) për periudhën 2024-2036 dhe për të njëjtën është duke e zhvilluar procedurën e vlerësimit strategjik mjedisor.