Hisen Berisha: Dëshmitë në Hagë po vërtetojnë luftën e pastër çlirimtare të UÇK-së

Ish-komandanti i UÇK-së në Koshare, Hisen Berisha, ka komentuar dëshmitë e dhëna në Hagë nga James Rubin, ish-sekretar amerikan, dhe Paul Williams, këshilltar i delegacionit të Kosovës në Rambuje. Berisha tha se procesi gjyqësor ka marrë një kahje tjetër, duke theksuar se dëshmitë e personaliteteve amerikane që ishin pjesë e rrugëtimit politik të Kosovës, po

shtator 18, 2025 - 20:00
 0
Hisen Berisha: Dëshmitë në Hagë po vërtetojnë luftën e pastër çlirimtare të UÇK-së
Hisen Berisha: Dëshmitë në Hagë po vërtetojnë luftën e pastër çlirimtare të UÇK-së

Hisen Berisha: Dëshmitë në Hagë po vërtetojnë luftën e pastër çlirimtare të UÇK-së

Ish-komandanti i UÇK-së në Koshare, Hisen Berisha, ka komentuar dëshmitë e dhëna në Hagë nga James Rubin, ish-sekretar amerikan, dhe Paul Williams, këshilltar i delegacionit të Kosovës në Rambuje.

Berisha tha se procesi gjyqësor ka marrë një kahje tjetër, duke theksuar se dëshmitë e personaliteteve amerikane që ishin pjesë e rrugëtimit politik të Kosovës, po e nxjerrin në pah të drejtën e shqiptarëve për liri dhe çlirim nga regjimi i Millosheviqit.

“Sot po shihet se dëshmitë e tyre po e vënë në pah raportin e luftës sonë për liri dhe standardeve të vendosura ndërkombëtarisht. Këto dëshmi janë dëshmi të rrugëtimit tonë politik dhe ushtarak, që nga robëria e deri te çlirimi”, tha Berisha.

Ai e cilësoi këtë si një konfirmim ndërkombëtar se lufta e UÇK-së ishte një luftë çlirimtare dhe jo ndryshe siç është tentuar të paraqitet në aktakuzat ndaj ish-udhëheqësve të saj.

“Tani veç po shihet se procesi në Hagë ka marrë një kahje tjetër e kemi parashiku dhe paralajmëru se dëshmitë e personaliteteve nga SHBA-të, të cilët kanë qenë pjesë e rrugëtimit politik të Kosovës dhe shqiptarëve nga robëria përmes atij procesi politik të senzibilizimit të mbarë botës me të drejtën tonë për të jetuar të lirë dhe për t’u çliruar nga regjimi i Serbisë dhe Milleshoviqit, regjimi gjenocidial e deri  të lufta dhe liria kanë udhëtuar bashkë me ne dhe tani këto dëshmi po e vën në pah raportin e luftës për liri që kemi udhëhequr ne dhe standardeve që janë vendosur tani”, tha Berisha. /Gazeta10