Ngrihet aktakuzë ndaj katër të dyshuarve për vrasjet e një viti më parë, tre ende në arrati
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se pas përfundimit të hetimeve ka ngritur aktakuzë kundër katër (4) të pandehurve për veprën penale “Vrasje e rëndë”. “Sipas aktakuzës, me datë 26.03.2024 rreth orës 21:10 minuta në rrugën ‘’Butrinti’’, në Prishtinë, në bashkëkryerje privojnë nga jeta të ndjerin E.G., dhe Z.G., dhe me atë rast me dashje


Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se pas përfundimit të hetimeve ka ngritur aktakuzë kundër katër (4) të pandehurve për veprën penale “Vrasje e rëndë”.
“Sipas aktakuzës, me datë 26.03.2024 rreth orës 21:10 minuta në rrugën ‘’Butrinti’’, në Prishtinë, në bashkëkryerje privojnë nga jeta të ndjerin E.G., dhe Z.G., dhe me atë rast me dashje dhe vetëdije vejnë në rrezik jetën e personave të tjerë”, thuhet në njoftim, transmeton KosovaPress.
Sipas njoftimit i pandehuri L.H. ndodhet në masën e paraburgimit, ndërsa ndaj të pandehurve N.B., A.B. dhe K.G. është ngritur aktakuza në mungesën e tyre për shkak se ndodhen ende në arrati.
Prokuroria thotë se ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë, mirëpo të njëjtit ndodhen ende në arrati me qëllim shmangien e organeve të drejtësisë.
