Horror në Greqi: Shqiptari vret gruan me çekiç në Greqi dhe e ka fshehur trupin e saj për një javë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ampelokipi të Athinës pasditen e kësaj të enjteje, ku një 39-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij dhe e ka fshehur trupin e saj në papafingo. Sipas informacioneve, ai ka lajmëruar policinë ditën e sotme, një javë pas kryerjes së vrasjes. Mediat greke raportojnë se autori ka goditur […] The post Horror në Greqi: Shqiptari vret gruan me çekiç në Greqi dhe e ka fshehur trupin e saj për një javë appeared first on InfoShqip.com.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ampelokipi të Athinës pasditen e kësaj të enjteje, ku një 39-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij dhe e ka fshehur trupin e saj në papafingo.
Sipas informacioneve, ai ka lajmëruar policinë ditën e sotme, një javë pas kryerjes së vrasjes.
Mediat greke raportojnë se autori ka goditur gruan me çekiç, duke i shkaktuar vdekjen.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar erën e rëndë brenda banesës. Ndërsa në papafingo ka gjetur trupin e pajetë të gruas mbyllur në qese të zeza.
Identiteti i autorit dhe viktimës nuk dihet ende. Çifti jetonte në lagjen Ampelokipi.
The post Horror në Greqi: Shqiptari vret gruan me çekiç në Greqi dhe e ka fshehur trupin e saj për një javë appeared first on InfoShqip.com.