Me veturë nëpër trotuar, sanksionohet shoferi
Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se është sanksionuar shoferi i cili me veturën “Audi” ka kaluar në trotuar në rajonin e Bit Pazarit, dhe gjithashtu ka shkelur hapësirë The post Me veturë nëpër trotuar, sanksionohet shoferi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se është sanksionuar shoferi i cili me veturën “Audi” ka kaluar në trotuar në rajonin e Bit Pazarit, dhe gjithashtu ka shkelur hapësirë të gjelbër, përcjell TV21. Nga MPB nuk tregojnë sanksionet e shqiptuara ndaj shoferit.
“Më datë 31.03.2025, zyrtarët policor nga SPB-Shkup e kanë gjetur dhe kanë kryer bisedë zyrtare me L.M. nga Shkupi, pasi me datë 28.03.2025, ka drejtuar automjetin “Audi” me targa të Shkupit në trotuar dhe në hapësirë të gjelbër në bulevardin “Goce Dellçev” në Bit Pazar të Shkupit, duke rrezikuar kështu sigurinë e këmbësorëve. Një video e ngjarjes është shpërndarë edhe në rrjetet sociale. Kundër L.M. janë bërë parashtresat përkatëse”, thonë nga MPB.
The post Me veturë nëpër trotuar, sanksionohet shoferi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .