Hoxhaj: Kurti është antiamerikan, me 9 shkurt i vjen fundi kësaj politike
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në Rubikon ka thënë se me 9 shkurt do t’i vijë fundi politikës së Kurtit. Hoxhaj potencoi se Kurti është një antiamerikan. “Kemi një kryeministër që prej fillimit e deri në ditët e tij të fushatës anti-amerikan, anti-perëndimorë. Me 9 shkurt do t’i
![Hoxhaj: Kurti është antiamerikan, me 9 shkurt i vjen fundi kësaj politike](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/02/721323-hoxhaj-kurti-eshte-antiamerikan-me-9-shkurt-i-vjen-fundi-kesaj-politike.jpg)
![hoxhaj:-kurti-eshte-antiamerikan,-me-9-shkurt-i-vjen-fundi-kesaj-politike](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/02/721323-hoxhaj-kurti-eshte-antiamerikan-me-9-shkurt-i-vjen-fundi-kesaj-politike-1024x576.jpg)
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në Rubikon ka thënë se me 9 shkurt do t’i vijë fundi politikës së Kurtit.
Hoxhaj potencoi se Kurti është një antiamerikan.
“Kemi një kryeministër që prej fillimit e deri në ditët e tij të fushatës anti-amerikan, anti-perëndimorë. Me 9 shkurt do t’i vjen fundi edhe kësaj sjellje politike”, tha Hoxhaj.
Tutje, ai tha se mënyra si është shprehur Kurti në fushatë është e paprecedentë.
“Fushata mendoj që ka qenë jashtëzakonisht e mirë. Mënyra si është sjellë Kurti ka qenë e paprecedentë, nga foltoret e fushatave zgjedhore ka goditë mediet, ka goditë opozitën e sektorin privat”, tha Hoxhaj.