Hoxhaj në Austri: Hamza u soll si kryeministër, e ka vetëdijen dhe ndërgjegjen e të qenit i tillë

Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar me tubimet me mërgatën, por këtë radhë në Vjenë të Austrisë. Në mungesë të kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamzës, i cili e anuloi pjesëmarrjen për t’ju qëndruar pranë qytetarëve, pas ngjarjeve në veriun e vendit që shkaktuan pasoja të rënda në regjionin e Mitrovicës, mbështetësve të PDK-së

dhjetor 2, 2024 - 07:00
 0  6
Hoxhaj në Austri: Hamza u soll si kryeministër, e ka vetëdijen dhe ndërgjegjen e të qenit i tillë
hoxhaj-ne-austri:-hamza-u-soll-si-kryeminister,-e-ka-vetedijen-dhe-ndergjegjen-e-te-qenit-i-tille

hoxhaj-ne-austri:-hamza-u-soll-si-kryeminister,-e-ka-vetedijen-dhe-ndergjegjen-e-te-qenit-i-tille

Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar me tubimet me mërgatën, por këtë radhë në Vjenë të Austrisë.

Në mungesë të kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamzës, i cili e anuloi pjesëmarrjen për t’ju qëndruar pranë qytetarëve, pas ngjarjeve në veriun e vendit që shkaktuan pasoja të rënda në regjionin e Mitrovicës, mbështetësve të PDK-së në Austri iu drejtua Enver Hoxhaj dhe personalitete të tjera të PDK-së.

Hoxhaj ka thënë se Hamza e ndjen përgjegjësinë publike dhe është duke iu qëndruar pranë qytetarëve, sepse nuk është vetëm kandidat, por pas 9 shkurtit do të jetë kryeministër i Kosovës.

“Nuk ka mundur të jetë i pranishëm në këtë takim dhe a e dini çka flet kjo? Kjo flet që ai sot sillet si kryeministër. E ka vetëdijen, e ka ndërgjegjen e të qenit kryeministër. Partia Demokratike e Kosovës nuk është një parti politike, e cila ka dalë prej zyreve të ngrohta, e cila është formuar pse ndokush e ka bërë një copë letër, një statut. Partia Demokratike e Kosovës është një parti politike, e cila ka dalë kah ka ecur Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila është formuar bashkë me lirinë e Kosovës, e cila qëndron në themelet e shtetit dhe të pavarësisë së Kosovës. Më 9 shkurt, Partia Demokratike e Kosovës, nesër në mëngjes më të 10-tin, do të jetë ajo e cila do ta udhëheqë Qeverinë”, tha Hoxha.

Edhe Hamza, sot i ka falënderuar pjesëmarrësit atje për mbështetjen ndaj tij dhe angazhimin e tyre për Kosovën.

“Secilin pjesëmarrës në tubimin e mbrëmshëm në Vjenë, secilin bashkatdhetar, e falënderoj për mbështetjen e palëkundur dhe angazhimin për Kosovën. Si në Austri, si kudo nëpër botë, mbështetja e vazhdueshme e bashkatdhetarëve për Kosovën, vendin tonë e bën çdoherë më të mirë”, ka shkruar Hamza.

Ndryshe, ky ishte tubimi i fundit i PDK-së me mërgatën në kuadër të muajit “Nëntori me diasporën”.