I biri vuan spitaleve, babai rrënqeth me fjalët: O Zot më ndihmo se po tallen me ne, udhëzo ministrinë që të reagojë, më ka mbetur vetëm…

Aldo, është një vogëlush, i cili prej vitesh vuan nga sëmundja e rëndë “Spina bifida”, por ajo se çfarë ka ndodhur gjatë këtyre viteve me të, duket se të shkakton më shumë revoltë sesa lot trishtimi. Prej vitesh, babai i Aldos, poeti Hamdi Skeja, ka trokitur në dyert e institucioneve dhe ka kërkuar ndihmë, por […]

tetor 20, 2024 - 15:01
 0  6
I biri vuan spitaleve, babai rrënqeth me fjalët: O Zot më ndihmo se po tallen me ne, udhëzo ministrinë që të reagojë, më ka mbetur vetëm…

Aldo, është një vogëlush, i cili prej vitesh vuan nga sëmundja e rëndë “Spina bifida”, por ajo se çfarë ka ndodhur gjatë këtyre viteve me të, duket se të shkakton më shumë revoltë sesa lot trishtimi.

Prej vitesh, babai i Aldos, poeti Hamdi Skeja, ka trokitur në dyert e institucioneve dhe ka kërkuar ndihmë, por ka marrë vetëm indiferencë, premtime të kota dhe mashtrime.

Ai është përballur me një realitet të egër, ku fati i fëmijës së tij është lënë në mëshirën e fatit, ndërsa vuajtjet vetëm shtohen për vogëlushin dhe familjen e tij.

Në limitet e shpresës dhe pothuajse i dorëzuar, babai i vogëlushit i ka dërguar një letër publike Zotit, ku i kërkon që të marrë në dorë fatet e djalit të tij.

Ai kërkon që Zoti t’i udhëzojë ata që janë në pushtet, ministrinë, njerëzit publikë dhe mediat, që të marrin përgjegjësinë dhe të reagojnë për Aldon dhe për të gjithë fëmijët që vuajnë në heshtje.

“Të lutem, ose udhëzo ata, ose më jep forcë mua që të bëhem kriminel”, – janë fjalët me të cilat Hamdi Skeja i drejtohet Zotit.

Së fundmi, është hapur edhe një “Go Found Me”, për të asistuar me ndihmë financiare familjen për të bërë të mundur që vogëlushi Aldo Skeja, të shkojë të kurohet jashtë shtretit dhe të mos vuajë më i shtrirë në krevatin e Pediatrisë.

Linku i “Go Found Me” ku mund të kontribuojë secili për të ndihmuar Aldon e vogël: https://www.gofundme.com/f/aldo-skeja

Postimi i plotë i Hamdi Skejës, babait të vogëlushit:

NJË LETËR PËR ZOTIN

https://gofund.me/b9233406

Jo pa qëllim po i nis një letër ZOTIT, i cili duhet të marr në duar fatin e djalit tim, dhe çdo fëmije që vuan, po kryesisht për djalin tim që prej vitesh rropatet spitaleve, dhe pa një zgjidhje.

I dashur Zot, më dëgjo, më dëgjo dhe vepro;

Jam në hall, sinqerisht shumë në hall të madh, pasi prej vitesh instucionet heshtin, në mos them Zot se tallen, e mua e vetmja forcë që më ka ngelur është të bëhem kriminel, po ti i dashur Zot e thua në librin e shenjtë se nuk duhet të bëhemi të tillë, pra; -kriminelë.
Zot, i dashur Zot i plotëfuqishëm, i madhërishëm, mëshirëplotë, dhe mirëbërës, më ndihmo.

E kupton Zot çfarë do të thotë që një baba është dorëzuar?!

Zot, udhëzo ministrinë që të reagojnë, udhëzo njerëzit publikë që të reagojnë, udhëzo mediat që të jenë me mua, jo me mua e për mua, me mua për djalin tim që po rritet dyerve të spitalëve pa marr kurrë atë që i duhet.

Të lutem, ose udhëzo ata, ose më jep forcë mua që të bëhem kriminel.

Zot, kam shumë për të thënë, shumë, shumë, por po e mbyll me kaq, duke të pritur ty!

Pediatria Tiranë!