Podujeva me 15 shërbime të reja specialistike në Poliklinikën Specialistike
Poliklinika Specialistike në Podujevë po zgjerohet me 15 shërbime të reja shëndetësore, duke nisur punën nga dita e martë. Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, tha se qytetarët do të kenë në dispozicion mjekë specialistë në fusha të ndryshme, si: gjinekologji, kardiologji, ortopedi, pediatri, neurologji, kirurgji, urologji, endokrinologji, nefrologji, pulmologji, gastroenterologji, reumatologji e hematologji.


Poliklinika Specialistike në Podujevë po zgjerohet me 15 shërbime të reja shëndetësore, duke nisur punën nga dita e martë.
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, tha se qytetarët do të kenë në dispozicion mjekë specialistë në fusha të ndryshme, si: gjinekologji, kardiologji, ortopedi, pediatri, neurologji, kirurgji, urologji, endokrinologji, nefrologji, pulmologji, gastroenterologji, reumatologji e hematologji.
Sipas tij, çdo ditë pune (nga e hëna në të premten) do të ofrohen shërbime nga katër ambulanca specialistike, prej orës 08:00 deri në 14:00.
Bulliqi falënderoi Ministrinë e Shëndetësisë dhe Shërbimin Spitalor Klinik Universitar për mbështetjen, duke theksuar se kjo është një arritje e rëndësishme për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Podujevës.
