I jepet fund matjeve të pasakta të rrymës elektrike në Maqedoni? Kërkohet që të vihet në funksion pajisja për kontroll, që qëndronte në bodrum për 7 vjet
Nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale thonë se janë duke punuar në mënyrë aktive në prezantimin e zgjidhjeve sistematike që do të rrisin mbrojtjen e qytetarëve dhe do të sigurojnë transparencë dhe kontroll më të madh në matjen e konsumit të energjisë, përcjell TV21. Lidhur me këtë, njoftojnë se ministrja Sanja Bozhinovska ka […] The post I jepet fund matjeve të pasakta të rrymës elektrike në Maqedoni? Kërkohet që të vihet në funksion pajisja për kontroll, që qëndronte në bodrum për 7 vjet appeared first on InfoShqip.com.

Nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale thonë se janë duke punuar në mënyrë aktive në prezantimin e zgjidhjeve sistematike që do të rrisin mbrojtjen e qytetarëve dhe do të sigurojnë transparencë dhe kontroll më të madh në matjen e konsumit të energjisë, përcjell TV21. Lidhur me këtë, njoftojnë se ministrja Sanja Bozhinovska ka kërkuar që Byroja e Metrologjisë sa më parë ta vë në funksion pajisjet e sofistikuara për testim dhe verifikim të njehsorëve (orëmatësve), të cilat, siç njoftojnë, për shkak të mos azhurnimit në vitet e kaluara, kanë mbetur të pashfrytëzuara dhe nuk janë vënë në funksion.
“Bëhet fjalë për një makineri – sistem trefazor për matjen e energjisë elektrike dhe fuqisë, e cila qëndron e pashfrytëzuar në bodrumin e Byrosë për më shumë se 7 vjet. Me vënien në përdorim të kësaj pajisjeje, qëllimi përfundimtar është, përveç verifikimit të njehsorëve, të ekzaminohet edhe saktësia e njehsorëve sipas ankesave të konsumatorëve, gjë që Bozhinovska insiston se duhet të zbatohet për shkak të ankesave dhe kërkesave të shpeshta nga qytetarët”, thonë nga Ministria.
Nga Ministria shtojnë se do të nënshkruhet tender për kontroll të funksionalitetit dhe për trajnim të të punësuarve.
“Me këtë masë, qytetarët do të kenë mundësi të kontrollojnë në mënyrë të pavarur saktësinë e matësve të tyre, direkt në institucion shtetëror. Kjo do të lejojë që çdo dyshim për faturim të gabuar të verifikohet me matje të sakta dhe zyrtare, ku qytetarët të marrin një përgjigje të qartë për gjendjen e instrumentit të tyre. Në të njëjtën kohë, kjo do të përfaqësojë një mekanizëm shtesë të kontrollit mbi kompanitë që instalojnë dhe mirëmbajnë matësit”, shtojnë nga Ministria e Energjetikës.
The post I jepet fund matjeve të pasakta të rrymës elektrike në Maqedoni? Kërkohet që të vihet në funksion pajisja për kontroll, që qëndronte në bodrum për 7 vjet appeared first on InfoShqip.com.