Ibrahimi i qetëson aktivistët: Koalicioni VLEN funksionon në mënyrë më të mirë
Zeqirija Ibrahimi në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë ka folur rreth funksionimit të koalicionit VLEN, të cilën e ka cilësuar si një funksionim normal dhe pa probleme. “Në korniza të numrave dhe gjendjeve aktuale, koalicioni funksionon pa probleme dhe në mënyrë normale”, theksoi midis tjerash Ibrahimi. Ibrahimi e pranon që në VLEN ka […]

Zeqirija Ibrahimi në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë ka folur rreth funksionimit të koalicionit VLEN, të cilën e ka cilësuar si një funksionim normal dhe pa probleme.
“Në korniza të numrave dhe gjendjeve aktuale, koalicioni funksionon pa probleme dhe në mënyrë normale”, theksoi midis tjerash Ibrahimi.
Ibrahimi e pranon që në VLEN ka debat, por ajo është si një vlerë shtesë e cila e dallon prej BDI-së së korruptuar.
VLEN është e formuar si antipod i BDI-së së korruptuar dhe se një vlerë e tillë është më e fuqishme se gjithçka tjetër
“Gjithsesi ka hapësirë për përmirësim, por jemi larg kualifikimit ‘jofunksionale’. Ajo është debat në të cilën mund që të jemi edhe pikëpamje dhe perceptime të ndryshme, por nuk mendoj se do të ketë ndikim në raportet tona të përgjithshme dhe në synimin tonë që të shkojmë bashkë në zgjedhjet lokale. VLEN është e formuar si antipod i BDI-së së korruptuar dhe një vlerë e këtillë bashkuese është më e fuqishme sesa secila pikëpamje ndryshe rreth detajeve të mënyrës se si funksionon ndonjë segment i Qeverisë”, nënvizoi Ibrahimi.