Ibrahimi: Ne do të punojmë që mekanizmi i badinterit të vendoset edhe në votimin e Gjykatës Kushtetuese

Zeqirija Ibrahimi, lider i Alternativës në Intervistën e ditës të Alsat-M komentoi çështjen e badinterit në Gjykatën Kushtetuese duke sqaruar se kjo temë nuk varet vetëm nga Koalicioni VLEN, por The post Ibrahimi: Ne do të punojmë që mekanizmi i badinterit të vendoset edhe në votimin e Gjykatës Kushtetuese appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

tetor 22, 2024 - 00:02
 0  5
Ibrahimi: Ne do të punojmë që mekanizmi i badinterit të vendoset edhe në votimin e Gjykatës Kushtetuese

Zeqirija Ibrahimi, lider i Alternativës në Intervistën e ditës të Alsat-M komentoi çështjen e badinterit në Gjykatën Kushtetuese duke sqaruar se kjo temë nuk varet vetëm nga Koalicioni VLEN, por duhen bërë ndryshime më të thella.

Ai përmendi absurditetin e kalimit të ligjeve në Kuvend me badinter dhe shfuqizimin e tyre në Gjykatën Kushtetuese pa badinter.

Kjo temë kërkon ndryshime rrënjësore të vendimmarrjes, po edhe përkrahje më të gjërë politike nga të gjitha subjektet politike në vend, tha ai.

“Kjo është një temë e cila nuk varet nga koalicioni VLEN. Ajo nënkupton se duhet të kemi ndryshime më të thella të vendimmarrjes në Gjykatën Kushtetuese. Është keq që ata që e kanë vendosur mekanizmin e badinterit në Kuvend nuk e kanë vendosur edhe në Gjykatën Kushtetuese. Andaj sot ato ligje që janë të miratuara në Kuvend me badinter bien në Gjykatën Kushtetuese pa badinter. Ne do të punojmë që mekanizmi i badinterit të vendoset edhe në votimin e Gjykatës Kushtetuese, por nuk mund të garantoj unë pasi që kjo cështje nuk varet vetëm nga Koalicioni VLEN. Jemi të përkushtuar që mekanizmi i badinterit ose eliminimi i çdo mundësie të diskriminimit mbi baza etnike të hiqet nga cdo institucion duke përfshirë edhe institucionin Gjykata Kushtetuese”, deklaroi mes tjerash Ibrahimi.

The post Ibrahimi: Ne do të punojmë që mekanizmi i badinterit të vendoset edhe në votimin e Gjykatës Kushtetuese appeared first on Flaka, në çdo lajm... .