Ibrahimi: Shqipja avancuar nuk u prek, mbeti vetëm lista e zezë me bedelin e Ahmetit

Zeqirija Ibrahimi, një nga liderët e VLEN-it ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në të cilin thuhej se do të dëmtohet gjuha shqipe. Ibrahimi ka shkruar që pos garancës që ashtu ndodhi që Shqipja e avancuar nuk u prek, mbeti vetëm lista e zezë me bedelin e Ahmetit. “Nga gjithë zhurma rreth gjuhës shqipe, përveçse […]

dhjetor 11, 2024 - 14:00
 0  6
Ibrahimi: Shqipja avancuar nuk u prek, mbeti vetëm lista e zezë me bedelin e Ahmetit

Zeqirija Ibrahimi, një nga liderët e VLEN-it ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në të cilin thuhej se do të dëmtohet gjuha shqipe. Ibrahimi ka shkruar që pos garancës që ashtu ndodhi që Shqipja e avancuar nuk u prek, mbeti vetëm lista e zezë me bedelin e Ahmetit.

“Nga gjithë zhurma rreth gjuhës shqipe, përveçse Gjykata Kushtetuese sot u deklarua siç pritej – se gjuha shqipe e avancuar nuk preket, në fund mbeti vetëm lista e zezë amerikane me bedelin e Ali Ahmetit në të. Kaq!”, ka shkruar Zeqirija Ibrahimi.

Ky reagim i Ibrahimit vjen pak minuta pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në të cilin vendim nuk ndodhë asgjë në dëm të gjuhës shqipe. E për këtë Ibrahimi kishte shkruar edhe më herët që VLEN garanton që gjuha shqipe nuk do të preket.