Ibrahimi: Si besimtarë myslimanë jemi të urdhëruar t’i respektojmë të gjithë të vdekurit
Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka reaguar për vdekjen e Papa Françeskut. Ai sjell një shembull nga koha e Muhamedit a.s i cili ishte ngritur në këmbë në momentin kur kishte kaluar një i vdekur edhe pse ai ishte çifut. “Njëherë Muhamedi a.s. ishte duke ndejtur me shokët e tij kur parakaloi një kolonë kortezhi […]

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka reaguar për vdekjen e Papa Françeskut. Ai sjell një shembull nga koha e Muhamedit a.s i cili ishte ngritur në këmbë në momentin kur kishte kaluar një i vdekur edhe pse ai ishte çifut.
“Njëherë Muhamedi a.s. ishte duke ndejtur me shokët e tij kur parakaloi një kolonë kortezhi dhe Profeti i Zotit u ngrit në këmbë në shenjë nderimi. Shokët i treguan se i vdekuri kishte qenë çifut, ndërsa ai u përgjigj “Ishte njeri”. Kalimi në amshim i Papës është humbje për gjithë botën e krishterë, por jo vetëm. Si njerëz dhe si besimtarë myslimanë, të cilët jemi urdhëruar për respekt ndaj “Ithtarëve të Librit”, duhet të shfaqim keqardhje dhe empati me të gjithë të krishterët që do ta ndjejnë mungesën e tij. Ngushëllime!”, ka shkruar Ibrahimi.