Mickoski këtë javë pritet t’i takojë drejtuesit e VLEN-it

Mickoski pritet gjatë javës të realizojë takime me partnerët shqiptarë në Qeveri për të shqyrtuar pozicionet politike pas trazirave në VLEN, shkruan Alsat. Kryeministri Hristijan Mickoski pritet që gjatë javës të realizojë takime me partnerët shqiptarë në Qeveri për të shqyrtuar pozicionet politike pas trazirave në VLEN, të cilat kulmuan me largimin e Aleancës për […]

Prill 22, 2025 - 13:00
 0  6
Mickoski këtë javë pritet t’i takojë drejtuesit e VLEN-it

Mickoski pritet gjatë javës të realizojë takime me partnerët shqiptarë në Qeveri për të shqyrtuar pozicionet politike pas trazirave në VLEN, shkruan Alsat.

Kryeministri Hristijan Mickoski pritet që gjatë javës të realizojë takime me partnerët shqiptarë në Qeveri për të shqyrtuar pozicionet politike pas trazirave në VLEN, të cilat kulmuan me largimin e Aleancës për Shqiptarët nga koalicioni. Eksponentët kryesor të VLEN-it kërkojnë largimin e Taravarit nga Qeveria pasi për ata, është e papranueshme të kenë dikë në bashkëqeverisje, që në të njëjtën kohë thur plane bashkëpunimi me BDI-në opozitare. Ziadin Sela, mbrëmë deklaroi se periudhën e kaluar Taravari është takuar 2-3 herë me kreun e BDI-së Ali Ahmeti.

Pa iu referuar deklaratës së Selës që shkaktoi reagime në opinionin publik, Taravari në një status në Facebook, shkruan shkurt se busulla e vetme e orientimit të tij është populli, i cili është ndërgjegjja, zëri dhe forca e tij. /Alsat.mk