Ilir Tahiri i PDK-së: Hani Elezit, Kaçaniku, Vitia, Gjilani, Kamenica dhe Novobërda kanë nevojë për një aleancë të fuqishme për ta rritur përfaqësimin e tyre në parlament
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Ilir Tahiri ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka vizituar Komunën e Hanit të Elezit. Gjatë këtij takimi, Tahiri së bashku me nënkryetarin e kësaj komune dhe kandidatin për deputet, Sevdi Dernjanin kanë takuar një pjesë të strukturave të degës së PDK-së, veprimtarë, veteranë
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Ilir Tahiri ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka vizituar Komunën e Hanit të Elezit.
Gjatë këtij takimi, Tahiri së bashku me nënkryetarin e kësaj komune dhe kandidatin për deputet, Sevdi Dernjanin kanë takuar një pjesë të strukturave të degës së PDK-së, veprimtarë, veteranë dhe familjarë të dëshmorëve.
“Sot, në Komunën e Hanit të Elezit, bashkë me nënkryetarin e kësaj komune dhe kandidatin për deputet, Sevdi Dernjani, takuam një pjesë të strukturave të Degës së PDK-së, disa veprimtarë, veteranë, familjarë të dëshmorëve dhe aktivistë të PDK-së, për të kërkuar votën për ne si kandidatë”, ka shkruar Tahiri.
Ai ka theksuar se Hani Elezit, Kaçaniku, Vitia, Gjilani, Kamenica dhe Novobërda kanë nevojë për një aleancë të fuqishme për ta rritur përfaqësimin e tyre në parlament.
“Nevoja e një aleance rajonale për komunat e Hanit të Elezit, Kaçanikut, Vitisë, Gjilanit, Novobërdës dhe Kamenicës është jetike për rajonin tonë. Mungesa e përfaqësimit në Parlament dhe institucionet qeveritare i ka lënë këto komuna pas, si për nga zhvillimi, ashtu edhe për nga përfaqësimi. Mobilizimi i madh dhe angazhimi i aktivistëve për të na mbështetur me vota në këto zgjedhje është një shpresë e madhe për kthimin e zërit tonë në Parlament dhe institucionet e tjera qendrore. Mirënjohje të thellë për të gjithë aktivistët dhe qytetarët që po na mbështesin nëpër Kosovë, neve dhe Partinë Demokratike, si dhe kandidatin për kryeministër, z. Bedri Hamza”, ka thënë tutje Tahiri.
#BedriHamzaKryeminister #IlirTahiri104 #MaMirë