Anëtari i AAK-së: Posti i kryeministrit i takon PDK-së, partitë e tjera të mos ngulin këmbë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vazhdon te jenë e palëkundur në qëndrimin e saj kundër një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje. Anëtari i AAK-së, Arton Demhasaj, tha se aleanca punon çdo ditë në arritjen e një koalicioni të partive opozitare dhe formimin e një qeverie nga opozita. Duke komentuar qëndrimet e dy partive më të mëdha

Prill 1, 2025 - 16:00
 0  5
Anëtari i AAK-së: Posti i kryeministrit i takon PDK-së, partitë e tjera të mos ngulin këmbë
anetari-i-aak-se:-posti-i-kryeministrit-i-takon-pdk-se,-partite-e-tjera-te-mos-ngulin-kembe

anetari-i-aak-se:-posti-i-kryeministrit-i-takon-pdk-se,-partite-e-tjera-te-mos-ngulin-kembe

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vazhdon te jenë e palëkundur në qëndrimin e saj kundër një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.

Anëtari i AAK-së, Arton Demhasaj, tha se aleanca punon çdo ditë në arritjen e një koalicioni të partive opozitare dhe formimin e një qeverie nga opozita.

Duke komentuar qëndrimet e dy partive më të mëdha opozitare, PDK-së dhe LDK-së për postin e kryeministrin, Demhasaj thotë se ky post i takon partisë së dytë të zgjedhjeve, PDK-së dhe se partitë e tjera opozitare nuk duhet të ngulin këmbë në këtë çështje.

“AAK është e bindur në qëndrimin e saj që në asnjë rrethanë nuk hyn ne koalicion dhe bashkëpunim me VV-në por aleanca punon çdo dite me u arritë një koalicion i partive opozitare dhe me formu qeverinë opozita. Edhe ne bazë të kushtetutës nëse partia e parë dështon me kriju qeverinë posti i kryeministrit takon partisë së dytë dhe mendoj se nuk duhet asnjë parti opozitare me ngule këmbë pozitën e kryeministrit për me bë një koalicion opozitar. Nëse e shohim situatën e Kosovës nuk duhet të vendosen kushte për me marrë pozitën e kryeministrit por duhet me punu pa kusht me arritë një koalicion me kriju një shumicë parlamentare dhe me formu qeverinë dhe me vazhdu kosovar rrugëtimin e saj euroatlantik, tha Demhasaj